Për ata që duan të investojnë në bujqësi: Konkurs i ri publik për grante në bujqësi

No Image

Mile Krcoski është një bujk i ri nga Meshishta, komuna Debarcës. Familjarisht merren me kultivimin e qershive dhe mollës dhe fermë për prodhimin e tyre,

Në thirrjen e fundit për masën 112- ndihmë për bujk të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore ka aplikuar dhe ka fituar grant nga 10.000 euro dhe ka siguruar maqineri për tharrjen e pemëve.

Qershia e thatë dhe molla e thatë janë vetëm pjesë e gamës së prodhimit që do të dalë në treg si një markë e re me cilësi të jashtëzakonshme.

AFPZRR vazhdon me mbështetjen e njerëzve të rinj të cilët duan të investojnë në bujqësi.

Nga sot është aktiv konkursi i ri publik për masën 112. Mbështetja është në lloj të grantit nga 10.000 euro i cili është i paraparë për persona deri 40 vjet , të cilët janë të regjistruar si bujk individual në pajtim me dispozitat nga ligji për kryerje të veprimatrisë bujqësore dhe ligjit për sigurim pensional dhe invalidor. Qëllimi jonë kryesor është ti mbështesim personat e rinj, ku profesioni dhe veprimtaria kryesore është bujqësia.

Afati i fundit për dorëzimn e aplikacionit është deri më 29.08.2021. Për më shumë info: www.ipardpa.gov.mk

May be an image of 1 person, standing and indoor
May be an image of 1 person, standing and indoor

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *