Për herë të parë emërohet një femër zëvendësshefe e misionit të UNMIK-ut

Për herë të parë emërohet një femër zëvendësshefe e misionit të UNMIK-ut
Foto: Insajderi.org

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, ka emëruar Barrie Lynne Freeman të Shteteve të Bashkuara si Zëvendës Përfaqësuese Speciale për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Ajo pason Christopher Coleman të Shteteve të Bashkuara të cilit Sekretari i Përgjithshëm shpreh mirënjohjen e tij për shërbimin e tij të përkushtuar me UNMIK.

Freeman bëhet e para shtetas amerikane, e cila mer këtë detyrë, si zëvendësshefe e misionit të UNMIK-ut.

Freeman sjell në pozicion më shumë se 30 vjet përvojë të gjerë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Që nga viti 2018, ajo ka shërbyer si Zëvendës Shefe dhe Drejtore Politike në Zyrën e Ndihmës për Ndërtimin e Paqes në Departamentin e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes.

Ajo gjithashtu sjell eksperiencë të vlefshme në terren si Shefe e Shtabit, dhe para kësaj, Drejtore e Çështjeve Politike, të Misionit shumë-dimensional të stabilizimit të integruar të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA).

Para punës së saj me Kombet e Bashkuara, Freeman shërbeu në poste të larta në Institutin Demokratik Kombëtar dhe në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku ajo mbajti pozicione të shumta në Uashington, D.C., dhe në Afrikë.

Freeman ka një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti Tulane dhe ka përfunduar kurset e masterit në Universitetin Georgetoën. Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht./indeksonline/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *