Për shkak të shqetësimeve mbi efektet anësore 11 vende europiane pezullojnë vaksinën e AstraZeneca

Për shkak të shqetësimeve mbi efektet anësore  11 vende europiane pezullojnë vaksinën e AstraZeneca
Foto: Ilustrim

Ka pasur një numër rastesh në Europë të mpiksjes së gjakut të raportuara pas administrimit të vaksinës. Por shifrat janë nën nivelin që do të prisnit në popullatën e përgjithshme.

Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe OBSH thonë se nuk ka prova të një lidhjeje mes vaksinës dhe mpiksjes. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) – rregullatori i barnave të Bashkimit Europian – do të realizoj një takim gjithashtu të martën.

Ajo pritet të lëshojë vendimin e saj mbi përdorimin e vazhdueshëm të vaksinimit Oxford-AstraZeneca të Enjten. Rreth 17 milion njerëz në BE dhe MB kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca.

Shqetësimet se mund të ketë një lidhje çuan në 11 vende europiane të pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinës, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën. Vende të tjera, përfshirë Austrinë, kanë ndaluar përdorimin e grupeve të caktuara të vaksinës si një masë paraprake.

Sidoqoftë, Belgjika, Polonia, Republika Çeke dhe Ukraina thanë se do të vazhdonin të administronin vaksinën AstraZeneca. Dhe në Tajlandë, Kryeministri Prayuth Chan-ocha u bë personi i parë në vend që mori inokulimin AstraZeneca.

Pyetja kryesore që duhet të shtrohet është nëse kjo është shkak apo rastësi? A do të kishin ndodhur gjithsesi këto mpiksje?

37 rastet e raportuara janë nën nivelin që do të prisnit. Për më tepër, nuk ka ndonjë shpjegim të fortë biologjik pse vaksina do të shkaktonte mpiksje gjaku. Kjo është arsyeja pse OBSH dhe Britania e Madhe thonë se nuk ka prova të një lidhjeje. Dhe EMA ka sugjeruar që vaksina duhet të vazhdojë.

Prandaj, për çudi, vendimet nga kombet individuale për të ndalur shpërndarjen e tyre kanë hutuar ekspertët. (BBC)

Edel Strazimiri / SCAN-tv/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *