“Për të rinjtë me mendim kritik”, projekt i sapofilluar nga Shoqata Multikultura

“Për të rinjtë me mendim kritik”, projekt i sapofilluar nga Shoqata Multikultura

  Shoqata Multikultura në kuadër të projektit “Për të rinj me mendim kritik”, sot organizoi një diskutim të hapur në të cilin u prezentuan aktivitetet që do të organizohen në gjashtë muajt e ardhshëm, projekt i cili ka për qëllim që përmes edukimit të të rinjve rreth arsimimit mediatik të kontribuojë në zhvillimin e të menduarit kritik në rajonin e Pollogut.

Ideja e këtij projekti lindi si rezultat i nevojës për edukimin mediatik të të rinjve, si bazë në përballjen me fenomenin e manipulimeve mediatike.

Projekti në fjalë ngërthen arritjen e këtyre pikave:

  1. Përforcimin e kapaciteteve rinore
  2. Ngritjen e vetëdijes te popullata për etikën në gazetari
  3. Kooperimin e mediumeve me shkollat e mesme
  4. Përpilimin e një doracaku që trajton problematikën e arsimimit mediatik

Ndërkaq, koordinatorja e projektit Egzona Abdi theksoi se shoqata multikultura nga ky muaj ka filluar me implementimin e projektit “Për të rinj me mendim kritik” me qëllim që të kontribuojmë në zhvillimin e mendimit kritik në rajonin e Pollogut nëpërmjet edukimit të të rinjve për edukimin mediatik.  Në kuadër të këtij projekti do të organizohen disa aktivitete të cilat do i bëjnë të rinjtë më të aftë për të analizuar dhe kritikuar informatat të cilat i pranojnë, dhe që të mos jenë pranues pasiv të informatave të cilat u servohen nëpërmjet mediave”- thotë koordinatorja e projektit.

 

Në këtë diskutim të hapur të rinjtë patën mundësinë të marrin njohuri rreth përmbajtjeve të dëmshme mediatike (dhuna, reklamat, pornografia), ndikimit të mediave dhe përmbajtjeve të dëmshme, rregullimit dhe vetërregullimit (konventat, kornizat ligjore dhe kodet etike gazetareske dhe reklamuesit), pastaj teknologjitë e reja dhe roli i tyre shoqëror, industrializimi i informacionit, kultura dhe argëtimi, komunkimi interaktiv, zhanret e reja mediatike, siç është blogu etj.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Për të rinj me mendim kritik” implementuar nga Shoqata Multikultura dhe portali Bon Zo dhe i përkrahur në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike-Krithink”, implementuar nga Fondacioni Metamorfoza dhe Eurothink – Qendra për strategji europiane, financuar nga Bashkimi Europian./

/bonzoinfo/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *