Për tu siguruar mbi vaksinën Pfizeri, Britania kërkon që së pari të vaksinohen politikanët

Për tu siguruar mbi vaksinën Pfizeri, Britania kërkon që së pari të vaksinohen politikanët
Foto: New Indian Express

Mbretëria e Bashkuar i tha “Po” vaksinës së Pfizerit. Tre të katërtat e britanikëve thonë se janë të gatshëm ta provojnë, përfshirë dhe mjaft të moshuar.

Vetëm 7% ishin kategoritë se nuk do ta fusin në trup në asnjë rrethanë. Shumë e kanë konsideruar lajmin më të mirë të vitit, e ndoshta po aq domethënës sa rënia e perdes së hekurt.

E megjithatë, katër britanikë në dhjetë duan garanci për sigurinë e saj, e për këtë, thonë se të parët duhet të vaksinohen politikanët. Britania ka porositur 40 milionë doza të vaksinës së Pfizer, e cila i solli shpresë botës.

Sir John Bell, profesor i mjekësisë në universitetin e Oksordit, u shpreh optimist se në këtë mënyrë, mund të kemi një rikthim të jetës në normalitet nga pranvera, nëse këto përpjekje do të jenë të suksseshme. U njoftua se ishte 90% efikase në parandalimin e virusit. Rezultatet e një tjetër vaksine në fazën e fundit të përgatitjeve, asaj të Oxfordit dhe AstraZeneca, pritet të japin rezultat./TCH/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *