Për ty

Për ty

Ditët mund të jenë vetëm një përditshmëri në dukjen e parë, një proces  gjithmonë i njëjtë, i cili na ka bërë prehë dhe ndonjëherë ndjehemi të lodhur, e mbase kështu është, lodhemi. Ne punojmë, dhe jemi mbërthyer fort pas rutinës, sa lëmë veten shumë pas dore. Kjo nuk do të thotë vetëm fizikisht, por padyshim, shpirtërisht dhe mentalisht.

Njeri i dashur, tani është natë dhe shumë nga ne do mbyllin sytë pas pak, e më thuaj, çfarë bëre për veten ti sot?

Jeta është shpeshherë makute, lakmon dhe do shumë, por po nuk ndave kohë dhe mendove për veten, do rrënohesh, gradualisht, por keqaz.

Puna është pasuri, por jo e tepruar, andaj jepi vetes lehtësi, duaje atë, dhe kuptoje sa vlen. Mbase gjithçfarë bëjmë do gjykohet në botën tjetër, ama në të njëjtën kohë gjërat e kësaj bote do mbesin këtu, kështu, dije se shpirti dhe qënia jote janë para së gjithash.

Dhuro mirësi, duro dhe kujdesu për veten, sepse jo gjithkush do të kujtojë një ditë, e në fund ji falenderues. Falendero për disfatat dhe dhuratat, të mirat e të këqijat, dhe jeto, jeto me shpirt.

Shpresoj që ky mesazh të arrijë mirësisht tek ti. …Mirëmbetsh!/G.A-bonzo

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *