Përmes aplikacionit online janë regjistruar mbi 77 mijë mërgimtarë

Përmes aplikacionit online janë regjistruar mbi 77 mijë mërgimtarë

Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 77 122, transmeton Alsat.

Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.

Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Kurse nga 1 marsi deri më 15 mars tashmë janë regjistruar përfaqësuesit diplomatik, anëtarët e familjeve të tyre, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që punojnë në Kombet e Bashkuara, përfaqësuesit e armatës në vendet e huaja si dhe qytetarët që janë angazhuar në bazë të ndonjë bashkëpunimi ndërkombëtarë.

Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *