Përparim Kapllani: Shqipëria-atdheu ku linda, Kanadaja-atdheu ku do të vdes

Përparim Kapllani: Shqipëria-atdheu ku linda, Kanadaja-atdheu ku do të vdes

Përparim Kapllani është një figurë tjetër e njohur shqiptare nga diaspora, me fushëveprim në Kanada. Është shkrimtar, anëtar i Unionit të shkrimtarëve në Kanada si dhe sipërmarrës i “Albany Pizza-s” në Toronto. Ai është autor i disa librave në shqip dhe anglisht, ndër të cilat mund të përmenden romanet “The Thin Line”, “The Last Will”, librat me tregime “Beyond the Edge” dhe “Babai në shishe”, si dhe dramat “Mbretëreshë Teuta” dhe “Genti-Mbreti i Ardianëve”.

  1. Si lindi pasioni për shkrimin?

Si sot mё vijnё parasysh ato mbrёmje tё vona tё natёs, kur i gjithё qyteti zhytej nё errёsirё me tё rёnё sirena e alarmit. Ishte fillimi i viteve shtatёdhjetё dhe unё atёherё isha vetёm pesё- gjashtё vjeç. Shqipёria zyrtare  pёrgatiste popullatёn civile nё rast tё ndonjё sulmi nga jashtё. Mijёra banorё me urdhёr tё Partisё fiknin dritat dhe prisnin nё heshtje sulmet imagjinare tё armiqve imperialisto-revizionistё. Babai kishte gjetur njё mёnyrё tё veçantё pёr ta mbushur kёtё zbrazёtirё tё “zezё”: mё merrte pranё dhe mё lexonte poezi nёn dritёn e zbehtё tё qiririt. Dёgjoja zёrin e tij tё ngrohtё dhe dramatik e qimet e kokёs mё bёheshin gjemba nga emocionet. Ndoshta kёto mbrёmje mё ngjizёn sadopak magjinё e krijimit. Babai shkruante poezi, tё cilat nuk u botuan asnjёherё. Mё kujtohet njё varg prej njё poezie qё e kishte shkruar, pasi ishte kthyer nga studimet ne Rusi: “Me penёn time/do tё shpoj natёn  e zezё tё Kremlinit”. A e kam patur pasionin nё AND-nё e trashёguar nga babai? Nuk di ta them me siguri.

2. Sipёrmarrёs, krijues apo tё dyja bashkё?

Frymёzimi ёshtё gjithnjё brenda meje, pavarёsisht se çfarё bёj gjatё ditёs. Tё qenit operator kryesor i njё biznesi si Albany Pizza, nuk tё lё shumё mundёsi pёr t’u ulur para kompjuterit dhe tё shkruash. Mund tё mos shkruaj pёr muaj tё tёrё, por mendja dhe shpirti ёshtё gjithnjё aty, nё subjektin e ri, personazhet e reja dhe tё vjetra, kujtimet qё pёrzihen me fantazinё dhe mesazhet qё kёrkon tё pёrcjellёsh. Ky dyzim personaliteti ёshtё shumё i çuditshёm. Personi qё drejton biznesin prej mё shumё se 12 vjetёsh, nuk ёshtё i njёjti person qё shkruan, pavarёsisht se jetojnё tё dy nё njё trup. A kanё lidhje tё dy kёto karaktere me njёra tjetrёn? A japin dhe marrin me njёra tjetrёn? Ndoshta frymёzimi i krijuesit ka ndikuar qё nё biznes tё kujdesem pёr detajet dhe pёrsosmёrinё. Njё picё qё tё shёrbehet, duhet tё jetё e freskёt dhe e bukur si njё poezi e mirёfilltё.

3. A mund tё na thoni diçka pёr romanin  ” The Last Will” (Amaneti i fundit). Mesazhi qё përcjell dhe a ёshtё mbёshtetur nё ndonjё ngjarje reale?

“Amaneti i fundit” ёshtё botuar nga IOWI dhe ёshtё mbёshtetur nё tragjedinё çame. Personazhi kryesor Zylyftar Shahini lё Toronton e niset menjёherё nё Shqipёri. Babain e tij Muharremin nuk e merr dot vdekja, pasi edhe ai ka njё amanet nga tё parёt e vet. Nё shtёpinё e tyre nё Paramithi, janё tё fshehura tapitё e tokave tё rrёmbyera nga Greqia nё fund tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Kёto tapi duhet tё paraqiten nё Gjykatёn e Hagёs, si njё provё e pakundёrshtueshme ligjore pёr pronёsinё. Romani pёrshkruan nё detaje kthimin nё Shqipёri, dhe vёshtirёsitё qё has Zylyftari nё Greqi. Shtёpitё e mbyllura me kyç ende presin pronarёt e tyre tё ligjshёm.

4. Zakonisht çfarë metodologjie shkrimi përdorni ndryshe nga autorë tjerë?

Mund tё tingёllojё pak si e çuditshme, por mendoj se ajo qё mё dallon nga disa autorё ёshtё se nuk nxitoj tё botohem. E lё veprёn nё sirtar ndoshta me vite, ashtu si vera, qё sa mё e vjetёr tё jetё, aq mё e shijshme bёhet. Shkruaj dhe rishkruaj njё paragraf dhjetёra herё dhe nuk bёhem shumё merak, sa kohё kalon dhe vepra mbetet ende aty, e pashkruar. Mё mirё tё mos e botosh fare, sesa tё pendohesh mbasi e zeza ёshtё hedhur nё tё bardhё. Rikrijimi ёshtё njё mёnyrё, tё cilёn e vlerёsoj shumё.

5. Keni punuar edhe si gazetar në të përditshmen “Shekulli” dhe gazetën “Ushtria” të armatës së Shqipërisë, çfarë keni fituar nga kjo eksperiencë?

Vёrtet vepra letrare ёshtё njё gjini krejt e veçantё, ndryshe nga gazetaria, por edhe romani kёrkon t’u pёrgjigjesh pesё pyetjeve njёsoj si nё gazetari: kush, çfarё, kur, ku dhe pse, qё nё anglisht njihet si “Five Ws”. Nёqoftёse fillon e merresh me pёrsiatje filozofike dhe nuk pёrshkruan karakteret, nёse nuk ke asnjё mesazh, por vetёm shkruan kuturu pafund, nёse nuk pёrcakton kohёn nё tё cilёn ka ndodhur ngjarja dhe nuk pёrshkruan mjedisin, fshatin apo rrugicёn ku ndodh kjo ngjarje, dhe nёse nuk e jep arsyen se pse e ke marrё pёrsipёr gjithё kёtё mundim, atёherё nuk kemi tё bёjmё me njё vepёr tё mirёfilltё letrare.

6. Jeni edhe anëtar i Unionit të shkrimtarëve në Kanada. Do kishim dashur të mësojmë pak më shumë rreth punës së këtij unioni dhe pjesëmarrjes suaj?

Organizatat e shkrimtarёve zakonisht funksionojnё tё gjitha njёlloj. Unioni i Shkrimtarёve tё Kanadasё ёshtё njё organizatё kombёtare e autorёve tё botuar nё mёnyrё profesionale. Mund t’i botosh librat edhe vetё, por kjo nuk tё garanton tё drejtёn e anёtarёsimit. Kjo organizatё ёshtё krijuar qё nё vitin 1973 dhe si synim kryesor ka pёrmirёsimin e kushteve tё shkrimtarёve. Njё nga arritjet e kёsaj organizate ёshtё respektimi i tё drejtёs sё autorit. Psh, Programi PLR u dёrgon pagesa vjetore shkrimtarёve, veprat e tё cilёve janё pranuar nё bibliotekat e publikut. Personalisht marr njё pagesё vjetore modeste pёr tre romane qё ndodhen nё Bibliotekat e Kanadasё.

7. Sa libra keni shkruajtur deri më tani dhe cilin do ta veçonit si më tё përzemërt?

Librat janё si gishtat e dorёs, por unё do tё veçoja librin me tregime “Babai nё shishe”. Disa nga kёto tregime janё botuar edhe nё pёrmbledhjen nё anglisht “Beyond the edge”.

8. Drama “Mbretëresha Teuta e Ilirisë”, një emër heroik mjaft i dëgjuar por që pak dinë rreth historisë së saj.  Mund të na jepni një përmbledhje të shkurtër?

“Teuta” sfidoi Romёn dhe padyshim qё pёrbёn njё pikё referimi pёr femrёn shqiptare nё pёrgjithёsi. Kjo dramё ёshtё botuar edhe nё anglisht, ndёrsa njё variant i saj ёshtё botuar nё njё libёr ilustrativ pёr fёmijё “Queen Teuta and the little Prince”. Teuta nuk mund tё bёnte dot fёmijё, kёshtu qё mbreti Agron shkon me njё vajzё fshati, Anilёn. Si rezultat i kёtij flirtimi, lind Pimi, i cili pёrfundon nё kёshtjellё, pasi e rrёmbejnё nga krahёt e tё ёmёs. Pavarёsisht se rritet nga Teuta, Pimi nuk e harron nёnёn e tij tё vёrtetё. Drama “Teuta” ёshtё njё gjini krejt tjetёr, njё kёndvёshtrim ndryshe, qё pёrshkruan njё grua luftarake, stratege dhe komandante nё njё kohё tё lavdishme.

9. Mendoni se ende ka heroina shqiptare që i ngjasojnë figurës së Tetutës, dhe sipas jush cila do të ishte ajo heroina ideale?

Historia shqiptare ёshtё e mbushur me shembuj tё gjallё heroizmi, qё nga Laskarina Bubulina, Shote Galica, Margarita Tutulani e qindra vajza kosovare, qё ju bashkuan luftёs pёr liri. Kam qenё nё Cahan  tё Kukёsit si gazetar i “Shekullit” nё fundmarsin e vitit 1999. Me sytё e mi kam numёruar dhjetё vajza, qё u futёn atё natё nё vijёn e parё tё frontit. Gruaja shqiptare ёshtё njё heroinё e vёrtetё, e cila jo vetёm bёn punёt e shtёpisё, por edhe jep kontributin financiar nё shtёpi. Jo mё kot emri i Teutёs ёshtё aq shumё i pёrdorur nё trevat shqipfolёse nё Ballkan.

10. Një kuriozitet, gjitha veprat e juaja ndërlidhen me tematikën shqiptare, përse?

Njё shkrimtar i vёrtetё duhet tё pёrshkruajё atё ngjarje tё cilёn ai e njeh mё shumё. Origjinaliteti i veprёs letrare ёshtё hapi i parё drejt suksesit. Ndoshta pasioni im pёr historinё ka ndikuar edhe nё pёrzgjedhjen e kёsaj tematike.

11. Në rolin e një biznesmeni, sipas jush cilat janë ato kritere bazë për udhëheqje?

Grekёt dhe Italianёt janё tё suksesshёm nё kёto lloj biznesesh, pasi i operojnё vetё. Operatori kryesor ka shumё rёndёsi nё mbarёvajtjen e njё biznesi. Njё biznes funksionon si njё repart ushtarak nё majё tё kodrёs. Kriteri bazё ёshtё disiplina e hekurt, ndershmёria dhe dashuria pёr punёn. Pronari duhet tё jetё i pari qё vjen dhe i fundit qё largohet nga puna. Ai duhet tё dijё gjithçka. Ka raste qё rregulloj kompjuterin, njё ditё tjetёr derёn e furrёs dhe njё ditё tjetёr çezmёn qё rrjedh. Duhet tё marrё vesh nga financa dhe tё jetё njё figurё shembull pёr tё gjithё punёtorёt e tjerё. Mund tё punёsosh edhe tё tjerё, por ti si operator kryesor duhet gjithmonё tё japёsh shembullin personal.

12. Ç’është Kanadja dhe Shqipëria për ju?

Kanadaja atdheu ku do tё vdes, ndёrsa Shqipёria atdheu ku linda. I dua tё dyja, gjer nё dhembje dhe madhёshti.   

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *