Pesë ushqimet që jua pastrojnë trupin krejtësisht

Pesë ushqimet që jua pastrojnë trupin krejtësisht

Herë pas here trupi jonë ka nevojë për detoksikim në mënyrë që t’i rikthehet funksionit në mënyrë optimale dhe ta përmirësojë mënyrën se si funksionojnë organet e trupit.

Kjo, sipas ekspertëve, mund të arrihet përmes “pastrimeve” natyrale, transmeton Telegrafi.

Këto pastrime trupore përfshijnë largimin e substancave toksike nga trupi.

Ekspertët gjithashtu kanë treguar se cilat ushqime janë prej pastruesve më të mirë të trupit të cilat mund t’i konsumoni.

Limonët
Limonët e detoksikojnë trupin dhe e forcojnë sistemin e imunitetit sepse janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidues tjerë. Ato ep përmirësojnë funksionin e mëlçisë, por edhe procesin e tretjes.

Majdanozi
Antioksiduesit, përbërësit antipezmatues dhe flavanoidet që i përmban majdanozi, ndikojnë që ky produkt t’i pastrojë veshkat, mëlçinë dhe traktin gastrointestinal.

Domatet
Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe nutrientë tjerë. Ato e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë sasi të lartë të licopenit, i cili i parandalon dëmet nga rrezatimet e lira.

Qepa
Qepët e detoksikojnë sistemin, i trajtojnë problemet me tretje, astma, etj.

Mollët
Këto janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë në sistem të tretjes, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, e pastrojnë gjakun, e rregullojnë kolesterolin dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *