Pfizer: Vaksina është efikase nëse pranohen dy dozat në afatin e paraparë

Pfizer: Vaksina është efikase nëse pranohen dy dozat në afatin e paraparë

“Fajzer” dhe “Biontek”, dy kompanitë vaksina e të cilave tani për tani është e vetmja e cila po përdoret në vendet-anëtare të BE-së, paralajmërojnë se nuk mund të garantohet efikasiteti i vaksinës, nëse doza e dytë nuk pranohet në ditën e 21-të nga doza e parë, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Reagimi i tyre pason pas vendimit të autoriteteve në Danimarkë, për shkak të mungesës së vaksinave që ta prolongojnë afatin për pranim të dozës së dytë dhe paralajmërimet se për të njëjtën gjë mendon edhe Gjermania.

Të dy kompanitë bëjnë me dije se kanë dëshmi klinike, sipas të cilave, vetëm në një rast të tillë organizmi është i mbrojtur nga virusi korona.

Me këtë rast, edhe Agjencia evropiane për ilaçe sonte njoftoi se duhet të respektohen afatet midis dozave, në të kundërtën kjo do të ishte shkelje e lejes për përdorim të saj.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *