Poeti i ri nga Italia Klaudio Findiku: Frymëzimi për të shkruar lindi kur nxorra vuajtjet shpirtërore në një copë letre për herë të parë

Poeti i ri nga Italia Klaudio Findiku: Frymëzimi për të shkruar lindi kur nxorra vuajtjet shpirtërore në një copë letre për herë të parë
Foto: Klaudio Findiku
Klaudio Findiku- Shkrimtar

Klaudio Findiku është shkrimar, poet, i cili jeton dhe vepron në Itali. Ai është fitues i 25 çmimeve letrare vetëm për këtë vit, ku së fundmi ka fituar edhe çmimin letrar ndërkombëtar “Veritas Splendor”. Deri më tani ka botuar 5 vëllime në shqip, si: “Mërgimi në dhe të huaj”, “Malli për vendlindjen time”, “Copëza Shpirti” etj., të cilave pritet t’u shtohen edhe botime të reja. Është drejtues i Shoqatës “Shqipet” po ashtu merret edhe me dizajn dhe pikturë.

  1. Si lindi pasioni për letërsinë?

Të flasësh për pasionin tim për letërsinë nuk është e lehtë pasi është një “virtyt” ose një frymëzim që ka dy rrënjë: E para ka të bëjë me faktin se jam muzikant. Jam rritur në qytetin e Shijakut, në moshën 9 vjeçe, prindërit me dërguan në kursin e muzikës te Prof. Niko Deda, aty fillova të mësoj pianon, tastierën dhe me pas fizarmonikën. Në Itali erdha në moshën 14 vjeçe para 11 vitesh, një emigrim me peripeci të llojllojshme dhe me një rracizëm të paparë që shpeshherë jam ndeshur, kështu me lindi frymezimi që ata vuajtje shpirtërore ti shkruaja në një copë letër dhe kështu lindi edhe poezia e parë. Vlen të them e të cilësoj që 75% e poezive të mia të cilat i kam shkruajtur janë dedikuar atdhedashurisë dhe emigrimit, sepse sapo erdha në Itali kuptova dashurinë për Shqipërinë, një dashuri që nuk e njihja me parë, sepse kur je në një vend të huaj e kupton që edhe gurët të mungojnë ku si fëmijë lozja dhe u rrezoja shpeshëherë në ata gurë që më vrisnin. Pa folur pastaj për të afërmit e me rradhë. Pra, kjo ishte arsyja e lindjes se shkrimit. Vlen të theksoj që nuk e ndiej veten poet apo shkrimtar, unë jam një njeri i zakonshëm thjesht që mendimet e mia kam dëshirë ti hedh në një cope leter, dua që ai mesazh që shpreh ta kuptojnë dhe të tjerët.

2. Jeni fitues i 25 çmimeve për poezi, a e kishit imagjinuar ndonjëherë këtë sukses?

Jam vetëm këtë vit fitues i 25 çmimeve në letërsi e në veçanti në poezi. Të them të drejtën nuk më bëjnë shumë përshtypje pasiqë kam pasur rastin e mirë apo jo, këtë nuk di ta them. Që të edukohem nga një familje e mrekullueshme e qytetit të Shijakut ku më mësuan me vlerat e njerëzimit, por falë kësaj këto çmime unë ia dedikoj të afërmve të mi dhe në veçanti familjes sime, vetë nuk e kam imagjinuar faktin që në shumë konkurse jam skualifikuar për faktin që jam shqiptar dhe kjo arsye më ka shtyrë që të konkuroj dhe të jem krenar me veten. Në fund të gjithë jemi njerëz të kësaj bote edhe pse kemi prejardhje të ndryshme. Bota ka shumë ngjyra pa të cilat nuk do të kishte kuptim, po ashtu jemi edhe ne njerëzit e këtij universi. Më kujtohet hera e parë kur konkurova në një konkurs në Veneto por sikurse dihet rajoni i Venetos është një ndër zonat që nuk i ka përzemër shumë shqiptarët, u skualifikova edhe pse poezia për të cilën konkuroja ishte më një tematik shumë të bukur madje edhe më e bukur se sa ata që fituan, këtë nuk e them unë por ia kam dhënë verbalin e atij konkursi ta analizonin shumë miqëve të mi kritikë letrarë në Itali poezitë të cilat fituan dhe poezinë time. Kjo ishte thjeshtë për të treguar në këtë bashkëbisedim me ju një ndër shumë episodet e ndodhura por si ky rast ka edhe shumë të tjerë.

3. Çdo të thotë poezia për ju?

Poezia për mua është diçka që ka lidhje me jetën me atë çfarë na rrethon. Janë ndjenja personale. Është art, është dashuri, harmoni edhe muzikë, është gjithçka. Është e rëndësishme të kuptohet, edhe kur një poezi godet lexuesin atëherë ajo është një vepër arti jo figuarativ, jo muzikor por e shkruar, kur poezia behet vepër arti do të jetë në jetë me shekuj e do të kalojë në mendjen e shumë lexuesëve. Në këtë jetë ne jemi askushi vetëm kur të shkojmë në jetën tjetër do të dimë të kemi duartokitjet e atyre të cilët nuk mundën të na njohin por do të deshironim shumë të na kishin pranë. Ndaj edhe pse unë jam 25 vjeç dua tju jap një mesazh shpirti të rinjëve si unë, lexoni dhe vetëm lexoni sepse dija e një populli është leximi, ky mesazh është në veçanti për të rinjtë, për ata të cilët janë e ardhmja e vendit. Sa më e ndritur të jetë mendja aq më e mirë është dhe shoqëria në të cilën jetojmë e punojmë çdo ditë.

4. Çfarë është jeta për ju?

Jeta është gjithçka, është frymëmarrja dhe rrahja e zemrës. Pa jetë nuk mund të jetojmë. Është një temë për të cilën shpeshherë kam folur e kam thurrur vargje pa fund. Të paktë janë ata njerëz që e kanë kuptuar çfarë është jeta, se sa e shkurtër dhe sa misterioze është ajo. Ne njerëzit e zakonshëm shpeshherë e humbim kohën me pislliqe duke u zier etj.. vjen një moment që kupton se jeta qenka shumë e shkurtër për të vuajtur e për të qarë, çdo ditë që lind dielli është një ditë për ty për të jetuar. Ne jemi si një flluskë sapuni që mjafton ti frysh asaj flluske ikën në asgjë, ashtu jemi dhe ne. Kjo pandemi të cilën ne po e përjetojmë na ka mësuar shumë që të duam më shumë njëri tjetrin e të jetojme çdo ditë sikurse të ishte dita e fundit. Mësenjtorja më e vyer për jetën është e shentja Nënë Tereza e Kalkutës, nëna me shpirt e gjak shqiptarië, e cila gjithë ekzistenceën e saj ia ka dedikuar jetës, mësimeve të cilat ne duhet ti lexojme sot si kurrë më parë për jetën. Ky është një argument për të cilin dua shumë të flas por dua ta përmbyll me një citim timin: “Jeta të jep e të merr, jemi si një qiri që sot është i ndezur dhe nesër fiket. Kështu është dhe jeta. Duhet të jetohet çdo ditë me emocion dhe me shpresë shumë të fortë, që të iluminoje e të rri gjithmonë qiriu” #klaudiofindiku Ky është një mesazh për shumë individë të cilët marin jetë njerëzish. Falë shoqatave me të cilat kam bashkëpunuar dhe kam patur rastin të marr pjesë në një shoqatë italiane në Shkodër ku prej shumë vitesh punohet për gjakmarrjen për ata fëmijë e nëna të nguajuara të cilat nuk jetojnë dot sepse janë të cënuara, kam mbetur i shokuar nga kjo ndodhi të cilën e kam prek me duart e mia në ata territore.

5. Çfarë këshille të vlefshme do i jepnit të rinjve të sodit?

Këshillat më të vyera për të rinjtë sot janë të duan njëri tjerin sepse historia na ka treguar dhe na tregon se në këto raste në të cilat po jetojmë, ka momente akoma më të vështira që na presin por nuk jemi bashkë nuk mund ti perballojmë si pandemitë, tërmetet, acarin etj. Duhet ti dedikohen më shumë mësimit, jo dhunës duhet të jenë më të ndërgjegjshëm e më të dashur. Rinia sot ndodhet në një situatë shumë të vështirë sepse është lënë pas dore, kjo vjen si pasojë e politikës që shpeshherë mendon vetëm për interesat e veta duke i përdorur të rinjtë si “kukulla” si një pjesë e shoqërisë që nuk është e aftë të ecë përpara. Më vjen keq për këtë aspekt të cilin e shoh shpeshherë që shkoj me pushime në Shqipëri.

6. Mesazhi që përcjell poezia “Copëza shpirti”?

Copëza shpriti është titulli i dy librave të mi të fundit 2018 dhe në vitin 2019 copëza shpirti vëllimi Nr. 2 . Ashtu sikurse ka dhe titullin në të brenda janë të skalitura në letër mesazhet e mia për shumë tema nga emigracioni, atdhedashuria, historia, dashuria, familja etj. Janë fragmente të një shpirti të copëtuar ndërmjet adriatikut ku një pjesë është në Durrës e një pjesë në Trentino ku jetoj, mësoj e punoj. Nuk dua shumë të flas për këtë titull sepse shumë kritika e gazeta në Itali e Shqipëri kanë shkruajtur se kanë qenë ndër librat e mi më të suksesshëm dhe më të mirë që kam bërë deri më tani. Por, shumë libra të tjerë presin akoma publikimin i cili është bllokuar për shkak sepse duhen shumë financa dhe pak trasparencë nga ana e shtëpive botuese.

7. Si erdhi frymezimi juaj për veprën “Malli per vendlindje”?

Malli për vendlindjen time është libri i dytë që kam shkruar në vitin 2017. Ashtu sikurse ka dhe vetë titullin në të do të gjenden 90% e poezive dedikuar dashurisë për atdheun për Shqipërinë dhe atdhedashurinë. Një libër të cilin do ta rakomandoja më shumë për shkollat sepse janë shumë poezi me vlerë të cilat meritojnë të studiohen edhe në shkolla jo sepse e kam shkruar unë por është një libër i cili vlerësohet shumë për shkak të përmbajtjes së mesazheve që përcjell.

8. Sfidat me të cilat përballet një poet i përmasave tuaja?

Sfidat me të cilat përballohem janë të shumta. Gjëja më primare është mbështetja nga ana e publicistikës, nga ana e promovimit sepse unë jam ende i ri dhe shumë pak më njohin për të mos thënë asnjë. Nuk pretendoj të behem i famshëm sepse dhe po të më jepej mundësia për tu bërë nuk do të dëshiroja sepse dua të jem ky KLAUDIO që jam sot. Sfidat janë të shumta dhe për shkakun se unë personalisht kam 12 libra të cilat presin nga dita në ditë botimin e tyre por për shkak mbështetjes financiare dhe për shkak që asnjë shtëpi botuese deri më tani nuk është treguar serioze ata libra rrijnë e flejnë në sirtaret e tejmbushura nga letrat dhe shkresat në dhomën time. Dëshiroj shumë që ata libra të publikohen se janë me plot vlera të cilat shoqëria jonë ka nevojë. Nuk është që punoj me këtë punë as nuk dua të bëhem i pasur pasi libri poezia dhe e shkruajtura është një pasion të cilin e ushtroj në kohën e lirë por nuk dua as që ta shpenzoj tejmase për të publikuar një libër dhe më pas shtëpia botuese mos të jetë e sinqertë edhe pse ke një kontratë me të. Këto motive më kanë bërë së fundmi të reflektoj e të mendoj se a ja vlen të publikoj apo të ndaloj këtu. Sfidat e së ardhmes janë shumë të mëdha tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm se të pres dhe të përballem me sa më shumë sfida.

9. Shqipëria apo Italia, cila e ka me te zhvilluar letërsinë dhe sa vlerësohen shkrimtarët në këtë drejtim?

Normal që Italia dhe për vetë fakitin që është djep i një kulture shumë të lashtë ku biblokteka e parë në të gjithë botën ka lind në Itali, ekzaktësisht 69 km larg nga ku jetoj, në qytetin e bukur të Romeo dhe Zhuljetës në Veronën e kulturës së parardhësve. Përveç kësaj Italia e ka me të zhvilluar letërsinë sepse unë shoh çdo lloj moshe gjithnjë që lexon, është kultura e të lexuarit ndërsa në Shqipëri kjo kulturë është 2 në 10 persona ndërsa në Itali 8 në 10 persona lexojnë. Është një mirëqenie shpirtërore një hapje horizontesh e cila e lehtëson dhe mirëqenien e një vendi. Po ashtu, edhe shtepitë botuese të librave janë më shumë serioze se sa në Shqipëri. Më vjen keq ta them këtë gjë por duhet ta pranojmë të vërtetën. Në Shqipëri janë shumë lekisista që duan të fitojnë me librat të cilat shkruan ti, pastaj normale që edhe ndjeshmëria e popullit fillon të ulët gjithnjë më shumë sepse ja ulë vlerat librit dhe letërisë ne vetvete.

10. Si është një ditë e rëndomtë e juaja?

Një ditë e imja është shumë e tej ngarkuar pasi fillon në orën 5 të mëngjesit dhe mbaron në orën 22 të darkës. Fillimisht zgjohem më pas shkoj në punë, pas pune merrem me shkrim, takime zyrtare, takime me antarë dhe stafin drejtues të shoqatës SHQIPET të cilën drejtoj që prej themelimit të saj, poashtu merem me dizajn dhe pikturë, ditët e mia në përgjithësi janë shumë të ngjeshura ku shpesh herë më del pka koha për një kafe 10 min me shokët. Mendoj tani që jam i ri duhet të shfrytëzoj të gjitha energjitë e mia që kam. Gjithësesi ju falenderoj shumë për intervistën që më morët duke shpresuar të jem përgjigjur siç duhet duhet pyetjeve të juaja të sinqerta.

Me shumë respekte,

Klaudio Findiku  

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *