Pranohet propozimi i FIFA-s, ndryshime përkohësisht në rregulloren e futbollit

Pranohet propozimi i FIFA-s, ndryshime përkohësisht në rregulloren e futbollit

FIFA para pak ditësh kishte bërë një propozim, që pas rifillimit të futbollit që ishte pezulluar nga Koronavirusi, të lejoheshin 5 zëvendësime gjatë ndeshjes.

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbolli (IFAB), e ka pranuar këtë propozim të bërë, për të ndryshuar përkohësisht rregulloren e futbollit. E gjitha kjo bëhet për shkak se në një kohë të shkurtër do të zhvillohen një numër i madh ndeshjesh, si dhe në temperatura të larta.

IFAB thotë se vendimi u mor shkaku i kërkesës nga FIFA dhe do të lejohet vetëm në garat që pritet të përfundohen deri më 31 dhjetor të këtij viti, që do të thotë se do të përdoren vetëm në sezonet aktuale të ligave dhe kupave vendore dhe Ligës së Kampionëve e Ligës së Evropës, por jo edhe në sezonin 2020/21.

Zevendesim

Gjithashtu u konfirmua se do të bëhen vetëm 3 ndërprerje për zëvendësimet, që kuptohet se trajnerët duhet të bëjnë më shumë se një zëvendësim njëkohësisht.

Eshtë diskutuar edhe për VAR, teksa në vendet ku është përdorur deri tani, mund të hiqet përkohësisht, ndërkohë që për këto ndryshime do të jenë vetë federatat që do të vendosin, nëse do i aplikojnë apo jo.

/PANORAMASPORT.AL/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *