Producenti me famë botërore interesohet për “Vallen e Shotës”

Producenti me famë botërore interesohet për “Vallen e Shotës”

Producenti i famshëm Timbaland është interesuar për “Shotën”.

Artistja e re Enisa, e cila ka filluar të bëjë karrierë jashtë trojeve shqiptare ka publikuar së fundi një video, ku argëtohej me vallen e “Shotës”, shkruan lajmi.net.

Kjo video mori vëmendjen e producentit të njohur botëror, Timbaland, i cili i la një koment Enisës.

Në atë video, këngëtarja tha se ne nuk bëjmë ‘twerk’ por vallëzojmë nën ritmet e “Shotës”, ndërsa Timbaland u interesua ta bëjë një këngë me këto motive.

“Cila këngë është kjo, më duhet ta di”, ishte komenti i producentit, ndërsa Enisa ia ktheu “kjo është muzikë tradicionale shqiptare, quhet shota shqiptare…duhet të më bësh pjesë të këngës”. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *