Propozimi për ndryshim të rregullores për punë të Kuvendit pikë diskutimi në seancën plenare

Propozimi për ndryshim të rregullores për punë të Kuvendit pikë diskutimi në seancën plenare
Foto: Zyrtare

Propozimi për ndryshim të rregullores për punë të Kuvendit, me procedurë të shkurtuar, që parasheh kyçje nga distanca në punën e Kuvendit dhe trupave punues të deputetëve me Covid-19 dhe në vet izolim, sot do të jetë në rend dite në seancë plenare, transmeton Portalb.mk.

Siç deklaroi kryeparlamentari, Talat Xhaferi,mund të pritet që shumica të ketë 61 vota pasi do të kthehen në punë deputetët që kanë qenë të infektuar me Covid-19 apo në vet izolim.

Xhaferi sqaroi se, plotësimi i propozimit të rregullores së Kuvendit ka të bëjë me deputetët që kanë vendim nga ndonjë institucion kompetent dhe përderisa gjendja shëndetësore ua lejon që të kyçen online, përkatësisht nëse janë pa simptoma apo me simptoma të lehta, në mjekim shtëpiak.

“Thirrja drejtuar deputetëve të opozitës është që të mbesin të kyçur në punën e Kuvendit. Të gjitha idetë janë komunikuar në kohë. Kemi biseduar për atë tre muaj. Kuvendi nuk do të punojë tërësisht online. Nuk është kjo ideja”, deklaroi Xhaferi

Nga ana tjetër partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë kundër çfarë do forme online të punës së Kuvendit, sipas të cilëve në atë mënyrë partitë opozitare dëshirojnë të fshehë shumicën e brishtë prej vetëm 62 deputetëve dhe se me atë do të shkelet neni i Kushtetutës.

Partitë në pushtet vlerësojnë se duhet t’u mundësohet deputetëve të punojnë nga shtëpia vetëm atëherë kur deputeti do të ketë vendim nga institucion kompetent, ndërsa në propozimin është sqaruar edhe mënyra e thirrjes dhe sqarimit të deputetit.

Me këtë plotësim të rregullores parashihet në nenin 30 paragrafi 1 i rregullores aktuale të shtohen dy paragrafe të reja 2 dhe 3, të cilat kanë të bëjnë dhe gjendjen shëndetësore dhe si duhet deputeti të veproj.

“Nëse prezenca e deputetit në seancë në Kuvend paraqet rrezik për shëndetin e deputetëve të tjera, deputeti është i obliguar për atë ta njoftojë menjëherë kryetarin e Kuvendit dhe ta njoftojë se në seancë do të merr pjesë dhe vendosë nga distanca. Deputeti njëkohësisht në mënyrë elektronik i dorëzon kryetarit dokument nga organi kompetent me të cilin vërteton se nuk mundet personalisht të merr pjesë në seancë në Kuvend”, thuhet në propozimin për ndryshim të rregullores.

Në situatë të këtillë, propozohet kryeparlamentari t’i njoftojë të gjithë deputetët. Po ashtu, kryeparlamentari do të jetë i obliguar që në listën e evidentimit ta nënshkruajë deputetin i cili merr pjesë dhe vendosë nga distanca, por edhe me vendimin e thirrjen e seancës t’ju dorëzojë deputetëve njoftim për deputetin i cili në seancë do të merr pjesë dhe do të vendosë nga distanca. Para se të thirr seancë, ai do të duhet të mbaj koordinim me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve.

Propozohet që edhe deputetët që do të marrin pjesë nga distanca të konsiderohet si të pranishëm në seancë.

Po ashtu, propozohet që në procesverbal të futen edhe deputetët kur në seancë kanë marrë pjesë online. Siç thuhet në këtë propozim, Kuvendi duhet t’i mundësohet deputetit shfrytëzim të teknologjisë të sigurt informatiko-komunikuese për pjesëmarrje dhe vendosje në seancë nga distanca.

“Për pjesëmarrje dhe vendosje në seancë nga distanca shfrytëzohet teknologjie e sigurt informatiko – komunikuese e cila mundëson transmetim dhe incizim të fotografisë dhe zërit apo vetëm me zë me cilësi me të cilën mund të vërtetohet sigurt identiteti i personit i cili në seancë merr pjesë prej jashtë nga Kuvendi”, thuhet në propozim.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *