Pse janë duke dështuar lidhjet dhe martesat në ditët e sotme – shpjegojnë psikologët

Pse janë duke dështuar lidhjet dhe martesat në ditët e sotme – shpjegojnë psikologët

Sigurisht keni dëgjuar për ndarje të shumta çifteve të famshme dhe atyre jo të famshëm.

E sidomos ndarja e këngëtares me famë botërore Miley Cyrus është bërë virale këto ditë të fundit.

Andaj kjo ka nxitur edhe psikologë dhe studiues të ndryshëm të martesave për të gjetur se pse është rritur numri i divorceve dhe ndarjeve në ditët e sotme.

E vërteta për të rinjtë e kohës moderne është se ata mund të martohen me telefonat e tyre, por nuk janë assesi për martesa të modës së vjetër apo edhe për monogami, raporton “Daily Mail”.

Këto do gjeni disa arsyeje se pse të rinjtë e kohës së sotme ndahen dhe divorcohen pa asnjë pikë problemi, transmeton lajmi.net.

Janë më pak gjykues sa i përket intimitetit dhe seksualitetit.

Të rinjtë kanë tendencë të eksplorojnë më shumë sa i përket intimitetit, madje shumica e të rinjve sot e shpallin vetën të interesuar në dy gjinitë. Pyetni një të ri se si duket një person homoseksual dhe gjasat për të paraftyruar një shokë/shoqe të vetën janë të mëdha.

Askujt sot nuk i intereson nëse dikush është homoseksual apo edhe me ndonjë orientim tjetër seksual.

Kjo nënkupton se të rinjtë nuk gjykojnë për seksualitetin e tyre  dhe të tjerëve si dhe dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë përvojë sa i përket jetës seksuale.

Nuk janë të fiksuar me martesën dhe për të bërë fëmijë

Sot të rinjtë janë më të fokusuar në ndërtimin e vetvetes dhe karrierës së tyre. Koncepti se gratë duhet të fokusohen në martës dhe fëmijë është qesharake për shumicën e të rinjve. Ata kanë ‘beteja’ të tjera për tu përballur. Ata dëshirojnë, punë dhe edukim, dhe jo martesë dhe fëmijë.

Nëse pyetni një 25-30 vjeçare se kur e mendojnë të bëhen nëna, me shumë gjasa përgjigja e saj do të jetë “si mund të mendoj për fëmijë, kur ende nuk e kam gjetur vetën time”.

Por, kjo nuk nënkupton se ata nuk e vlerësojnë martesën dhe fëmijët, thjeshtë kanë gjëra të tjera si prioritet dhe pa i përmbushur qëllimet e tyre nuk preferojnë të fillojnë familje.

Ata i vlerësojnë lidhjet e gjata më shumë se çdo gjeneratë tjetër.

Kjo mund të duket si kontradiktë me të parën, por të rinjtë janë më të motivuar dhe nuk dorëzohen për të gjetur dashurinë dhe më të përkushtuar për të punuar  që lidhja e tyre të zgjasë më shumë.

Nuk është e vërtet që të rinjtë e kohës bashkëkohore nuk dëshirojnë lidhje të gjata romantike- por arsyeja se pse shumica nuk janë duke e përjetuar këtë dashuri është se ata nuk janë të sigurt se si ta bëjnë të mundur.

Ata e marrin më shtruar për të gjetur një partner dhe martesën më vonë

Çiftet në kohën e sotme nga mosha 24-34 vjeç shpenzojnë diku rreth 6 vite para se të martohen. Kjo ka kuptim: Sa më shumë që je me dikë aq më mirë do i njihni.

Studimet tregojnë se personat që shpenzojnë 4 vjet e më shumë në lidhje, gjasat për tu divorcuar janë 40%, në krahasim me ata që nxitojnë për tu martuar.

Të rinjtë e marrin shtruar para se të martohen- ata nuk nxitojnë në lidhje sepse nuk dëshirojnë divorc. Ata konsiderohen dembel, por e vërteta është se shumë të rinj mendojnë shumë para se të shpenzojnë kohë dhe energji me një person.

Janë duke pasur më pak marrëdhënie seksuale

Shumica e të rinjve në moshën 20 vjeçare janë dukë kryer më pak marrëdhënie seksuale. Kjo sepse, sot këta të rinj në këtë moshë janë më të izoluar sa i përket përfshirjes në aktivitet shoqërore.  Aktivitet me shoqëri kryhen përmes teknologjisë e jo në person.

Është bërë më e vështirë për të gjetur punë dhe pa para nuk është e lehtë të pavarësohen.

Dhe kjo është arsyeja se pse të rinjtë ndahen apo edhe nuk përfshihen në lidhje emocionale. /Lajmi.net/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *