Publikohet platforma nacionale për mësim online, do të jetë në 5 gjuhë

Publikohet platforma nacionale për mësim online, do të jetë në 5 gjuhë

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska publikuan platformën për mësim në distancë për shkollat fillore dhe të mesme. Kryeministri Zaev tha se platforma do të jetë në 5 gjuhë dhe se është e thjeshte per përdorim për mësuesit dhe nxënësit.

-Kjo platformë është shumë e thjeshtë për përdorim, shpresojmë se do ta duan edhe nxënësit edhe mësimdhënësit. Kjo platformë do të jetë në 5 gjuhë. Kjo përvojë do të na tregoj se si në të ardhmen do t’i planifikojmë investimet në arsim”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev kërkoi mbështetje nga prindërit për mbështetjen e kësaj platforme.

-Ne si qeveri dhe unë si kryeministër e japim mbështetjen e pa-rezervë për implementimin e kësaj platforme. Ju ftoj dhe ju prindër që të jeni partner me mësimdhënësit. Të nderuar mësues ju jeni kyç në këtë proces. Shteti do të vazhdoj ta vlerësoj mundin dhe kualitetin e juaj. Besoj se kjo platformë do t’ju shërbej dhe do t’i forcoj kapacitetet e sistemit tonë arsimor. Të dashur fëmijë, të dashur nxënës, e ardhmja është në teknologji. Mësimi i mirë ndërton qytetarë të lirë dhe forcon ekonominë dhe demokracinë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

/tv21/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *