Qëndrimi herët në mëngjes para ekranit nxit çrregullime gjuhësore te fëmijët

Qëndrimi herët në mëngjes para ekranit nxit çrregullime gjuhësore te fëmijët
Ordinary kids sitting with mobile devices in street

Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri here më të prirur për të patur probleme gjuhësore, sipas studiuesëve.

“Nuk është koha e kaluar para ekraneve, mesatarisht njëzet minuta në mëngjes, por periudha e ditës që ndikon. Kjo gjë u shteron atyre vëmendjen dhe i bën më pak të aftë të mësojnë”, tha studiuesja Manon Collet, Universiteti i Rennes.

Sipas saj, studimi nuk mund të vërtetojë lidhjen direkte të shkakut dhe efektit, por krijon një lidhje statistikore të caktuar, të forcuar nga rezultatet e hulumtimit mjekësor tashmë të botuar.

Studimet kanë treguar se fëmijët e vegjël të ekspozuar ndaj ekraneve kanë më pak bashkëveprim emocional me ata rreth tyre, që është i nevojshëm për zhvillimin e tyre psikomotor, në veçanti zhvillimin e gjuhës.

Në Francë, zhvillimi i gjuhës te fëmijët vlerësohet nga mjekësia shkollore në moshën 4 vjeç. Studimet franceze kanë treguar se 4 deri në 6 % e fëmijëve kanë çrregullime bazë gjuhësore./alsatm/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *