Qeveria e Maqedonisë ende s’ka vendim për rikthimin e tërësishëm të administratës në punë

Qeveria e Maqedonisë ende s’ka vendim për rikthimin e tërësishëm të administratës në punë
Foto: Pravdiko

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme, nuk ka diskutuar për kthimin e tërësishëm të administratorëve në vendet e punës.

Arsye për këtë siç tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, është se ende nuk ka mendim nga Komisioni për Sëmundje Infektive mbi këtë çështje.

“Ashtu siç opinioni publik është i informuar Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka propozuar që nga 1 shkurti të kthehen në punë administratorët dhe të mos ketë më rotacione. Megjithatë Qeveria nuk ka sjell vendim mbi këtë çështje”, tha Hoxha, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria vendosi që të ketë rotacione në punën e administratës, për shkak të gjendjes me pandeminë.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *