Qeveria e plotësoi vendimin për lëvizje gjatë orës policore

Qeveria e plotësoi vendimin për lëvizje gjatë orës policore
Foto:Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancë të shkurtër në të cilën është miratuar vendim në lidhje me përjashtimet të cilat kanë të bëjnë me lejet për lëvizje gjatë kohës së orës policore. Sipas vendimit, do t’u lejohet qarkullimi operatorëve ekonomik që kryejnë eksport, import ose transit të mallrave, nëse për mallin është dhënë dokument transportues T1 ose TIR, ose dokument të shoqëruar transportues IPD, njofton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme është miratuar edhe rekomandim për sqarim të pjesës së vendimit të Qeverisë i cili ka të bëjë për periudhën e lejuar për lëvizje/transitim të transportuesve, me [ka theksohet se për operatorët ekonomik vlejnë rregullat paraprake, gjegjësisht periudha transituese caktohet prej orës tre deri në orën pesë dhe e cakton zyrtari kufitar në bazë të deklaratës së operatorit ekonomik për transitim nëpër vend, nga hyrja në pikën kufitare deri në daljen në pikën kufitare”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe prej mbrëmë ka hyrë në fuqi ora policore, e cila do të zgjatë deri më 22 mars në orar prej 22:00 deri në 05:00.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *