Qeveria e RMV-së nesër pritet ta miratojë pakon e 5 antikrizë

Qeveria e RMV-së nesër pritet ta miratojë pakon e 5 antikrizë
Foto: Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nesër në seancë të rregullt pritet ta miratojë pakon e pestë për ndihmë ekonomike për përballje nga kriza e shkaktuar nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev, transmeton TV21.

Ka njoftuar se gjatë fundjavës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi kanë definuar detajet për çfarë është kompletuar pakoja.

“Nëse është gjithçka në rregull, besoj se Qeveria do ta miratojë. Mendoj se sot bëhen konsultimet e fundit ndër-resoresh dhe me palët e përfshira, si sindikata, punëdhënës, oda ekonomike,…”, tha Zaev.

Pas miratimit, ka sqaruar se nesër do të jenë të gatshëm edhe ta prezantojnë planin që më pas të krijojnë edhe kushte juridike për zbatim të tij./TV21/

blob:https://www.facebook.com/f4f3939d-5046-4071-bc0d-923e3cf69219

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *