Qytetet më të mira për jetesë në vitin 2020

Qytetet më të mira për jetesë në vitin 2020
Huazuar nga: AllTheRooms.

Në këtë vit 2020, koncepti për qytet më të mirë për jetesë ka ndryshuar… Tashmë nuk merret parasysh vetëm zbavitja dhe kultura, ajri i pastër dhe paga e lartë. Këtë vit, para së gjithash, më i rëndësishëm ishte -shëndeti.

Revista “Glloball Fajnens”, tradicionalisht, e përgatiti listën vjetore të qyteteve më të mira për jetesë në botë, në bazë të parametrave të zakonshëm, por tani merret parasysh edhe numri i të vdekurve nga Kovid-19 në milionë banorë, që vlerësohet me koeficient 3 për prioritet. Të dhënat janë siguruar nga Universiteti “Xhon Hopkins”.

Në këtë kuptim, Tokio është në vendin e parë, ndërsa qytetet evropiane Milano, Madrid dhe Barcelona u gjetën pas vendit të 35-të…Që nga çasti i parë, kur virusi doli nga kufijtë e Kinës, Japonia i mbylli kufijtë e saj dhe njoftoi se i shtynë Lojërat Olimpike, duke arritur njëkohësisht dhe me mjaft efikasitet t’i mbrojë qytetarët e saj, aq sa ishte e mundur, tv21.

Vijon lista e qyteteve më të mira për jetesë në vitin 2020:

1. Tokio, Japoni,

2. Londër, Britani e Madhe,

3. Singapori

4. Nju Jork, SHBA,

5. Melburn, Australi,

6. Frankfurt, Gjermani,

7. Paris, Francë,

8. Seul, Koreja e Jugut,

9. Berlin, Gjermani,

10. Sidnei, Australi

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *