Raporti javor: Regjistrohet rritje e rasteve të reja me covid

Raporti javor: Regjistrohet rritje e rasteve të reja me covid
Foto: Ilustrim

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 15 deri 21 shkurt të vitit 2021 janë testuar gjithsej 15.849 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,8 për qind.

Pozitive janë 2.320 raste, nga 33 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 3,9 për qind. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.007; 43,4 për qind), si dhe incidencë javore –163,0/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar- 409,0/100.000 banorë.

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=575, 24,8 për qind).
Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=445; 19,2 për qind), 40-49 (n=442; 19,1 për qind), 50-59 (n=413; 17,8 për qind) dhe 20-29 (n=300; 12,9 për qind). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=38; 1,6 për qind) dhe 10-19 vjet (n=107; 4,6 për qind).

Sipas gjinisë janë regjistruar 1.168 (50,3 për qind) femra dhe 1.152 (49,7 për qind) meshkuj. Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.760 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 30,1 për qind më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 70 raste të vd ekjes nga 13 qytete, për 62,8 për qind më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 65 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *