Raporti vjetor 2020: Numri i të punësuarve në sektorin publik sipas përkatësisë etnike, 20% shqiptar, 72% maqedonas

Raporti vjetor 2020: Numri i të punësuarve në sektorin publik sipas përkatësisë etnike, 20% shqiptar, 72% maqedonas
Foto: Jeton Shqiri gjatë konferencës live për shtypin

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri sot në konferencën e mbajtur për shtyp paraqiti Raportin vjetor nga Regjistri i të punësuarve në sektorin publik për vitin 2020, transmeton Bonzo.info.

Numri i të punësuarve në sektorin publik, me përmbylljen e datës 31 dhjetor 2020-të është 131.183 Të punësuarit janë të shpërndarë në 1.332 institucione aktive.

Për sa i përket strukturës etnike të të punësuarve në sektorin publik, numri i përkatësisë maqedonase apo 72.49% e tzre tejkalon shifrën e etnitetit shqiptarët, ku vetëm 20.85% e tyre kryejnë funksionin në sektorin publik. Mesa duket sektori publik ende ndeshet me problematikën e përfshirjes së barazisë për sa i përket çështjes së punësimit në bazë të përafqësimit të grupeve etnike.

Po ashtu, vlen të kujtojmë se gjatë konferencës live për shtyp ministri Jeton Shaqiri gjatë prezantimit të raportit vjetor 2020 bëri një lëshim të vogël duke haruar të komentojë (anashkaloi nxjerrjen e tabelës) në gjuhën shqipe rezulatet e strukturës etnike të të punësuarve në sektorin publik./bonzo.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *