Rasti Neymar: Akuzuesja mbetet sërish pa avokat

Rasti Neymar: Akuzuesja mbetet sërish pa avokat

Danilo Garcia Andrade, avokati më i fundit i Najila Trindade, e ka lënë rastin si rezultat i akuzave të bëra kundër tij nga e pandehura.

Trindade ka akuzuar Neymar për përdhunim në një dhomë hoteli në Paris më 15 maj dhe raportoi lojtarin brazilian në polici në Sao Paulo.

Andrade ka pohuar se Trindade e akuzoi atë për planifikimin e hyrjes në apartamentin e saj dhe për të qenë përgjegjës për zhdukjen e kompjuterit tabletë, i cili regjistroi videon e dytë në hotelin e Parisit, transmeton lajmi.net.

Trindade tha se ajo kërkoi tabletën në pajisjen e saj nëpërmjet Apple dhe gjeti se ishte në zyrën e avokatit.

“Do të doja ta kisha atë, sepse do të ishte prova video që ai thotë se e ka bërë, prej shtatë minutave”, shpjegoi ajo. “Një pjesë e materialit që unë ende nuk e kam treguar deri sot”.

Avokati i parë i Trindade kishte lënë rastin në kohën kur mesazhet mes modeles dhe Neymar dolën në dritë. /Lajmi.net/ 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *