Reagimi i veteraneve femra: E konsiderojmë të padrejtë gjyqin ndaj figurave kryesore të UÇK-së

Reagimi i veteraneve femra: E konsiderojmë të padrejtë gjyqin ndaj figurave kryesore të UÇK-së
Foto: Radio Kosova e Lirë

Ngjarjet e javës së kaluar kur u bastisën, u akuzuan e u arrestuan katër nga figurat kryesore të UÇK-së (Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi), bënë që çdo shqiptar që frymon shqip, të shprehë indinjatën e tij të thellë ndaj padrejtësive, që po I bëhen këtij populli dhe luftës së tij të drejtë për liri.

Këto ngjarje janë një tregues i qartë, se Evropa jo vetëm që s’ka qëllim të vërë në vend drejtësi, por të bëjë pikërisht të kundërtën e saj, theksojnë veteranet ferma të UÇK-së në një reagim drejtuar mediave.

Duke vënë në bankën e të akuzuarit UÇK-në, e cila luftoi përkrah forcave ndërkombëtare, për të shporrur nga Kosova një regjim barbar e gjenocidial, siç ishte regjimi serb, duke lënë të lirë qindra kriminelë serbë, krimet e të cilëve tanimë i di (njeh) tërë bota. Ajo edhe një herë po dëshmon lojën e saj me fatin e popujve në këtë pjesë të Ballkanit, e sidomos me popullin shqiptar, të cilin në vazhdimësi e ka goditur më se dy shekuj të historisë së tij.

Ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, sepse kanë’ qenë të bindur për pastërtinë e kësaj lufte dhe kauzën e tyre të drejtë për liri e çlirim kombëtar.

Krenarë për të kaluarën e tyre, ata asnjëherë nuk kanë hezituar t’i përgjigjen çdo gjykate dhe çdo thirrje për drejtësi. Por aktakuza të tilla të ngritura nga shpifje e të pavërteta, të fabrikuara nga një regjim barbar e gjenocidial nuk I bëjnë nder askujt. Dhe Evropa ,,demokratike’’ do të duhej të mndohej shumë herë para se të ndërmerrte veprime të tilla të njëanshme, sepse shqiptarët nuk janë më ata të para dy shekujve, ata tanimë janë një komb I fortë dhe I pathyeshëm nga këto goditje që po i bëhen pa të drejtë, përfundon reagimi i Veteraneve (femra) të UÇK-së

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *