Reagon QMBI-ja pas skandalit në librat shkollorë

Reagon QMBI-ja pas skandalit në librat shkollorë
Foto: QMBI

Tashmë ka vite që nxënësit shqiptarë ballafaqohen me tekste mësimore përmes së cilave ofendohen, fyhen dhe përbuzen shqiptarët.

Këto tekste të mbushura me deformime dhe nënçmime janë tendencioze dhe si të tilla nuk paraqesin asnjë vlerë shkencore.

Në këtë drejtim, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, me rastin “GJEOGRAFIA” për vitin e dytë të shkollave të mesme, ku shtrembërohet prejardhja e shqiptarëve, shpreh indinjatë të thellë dhe bën thirrje që librat e këtillë të tërhiqen menjëherë nga kurikulat mësimore dhe nga qarkullimi në përgjithësi.

Në të njëjtën kohë, apelojmë deri tek organet përgjegjëse që të formojnë një komision profesional, i cili do të merret me korrigjimin e teksteve shkollore, aq më tepër me botimin e tyre, ku do të vihet në pah kriteri objektiv dhe shkencor, kumton Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional.

Ndërkohë, të rikjutojmë se nga institucionet arsimore ende nuk ka ndonjë njoftim apo reagim ndaj skandalit të teksteve shkollore shumë të përfolur në media rreth shtrembërimit të origjinës së shqiptarëve.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *