Reali, 45 milionë për talentin brazilian Vinicius

No Image

Në pritje të trofeut të 12-të të Champions League, Reali i Madridit po punon edhe për të ardhmen. Klubi Merenguez zyrtarizoi blerjen e talentit brazilian, Vinicius nga Flamengo për 45 milionë Euro, duke mposhtur madje konkurrencën e Barcelonës. Talenti 16-vjecar do të qëndrojë te skuadra braziliane deri në korrik të 2019-ës, pra vetëm kur të mbushë 18-vjec do të transferohet nga La Liga te skuadra madrilene. Gjithsesi në komunikatën e Realit shkruhet Vinicius mund të mbërrijë edhe para kësaj periudhe në Bernabeu, nëse spanjollët bien dakord me klubin brazilian.

Në bazë të marrëveshjes, 30 milionë Euro Reali do t’ia paguajë menjëherë Flamengos, ndërsa pjesën e tjetër, pra 15 milionë Euro pasi futbollisti t’u bashkohet Los Blancos.

Marrëveshja për Vinicius në fakt erdhi pas ngulmimit të drejtuesve Los Blancos që nuk dëshironin që të përsëritej precedenti Neymar. Përvec Barcelonës, për adoleshentin e jashtëzakonshëm brazilian ishin të interesuar edhe Manchester City apo PSG, por oferta e Realit për futbollistin që në Brazil etiketohet Neymari i ri rezultoi e pakonkurrueshme për klubet e tjera të mëdha në Europë.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *