Reali e shndërron Militaon në mbrojtësin e katërt më të shtrenjtë në histori

Reali e shndërron Militaon në mbrojtësin e katërt më të shtrenjtë në histori

Zinedine Zidane u kthye në Madrid me shpresën që të bëjë një revolucion në skuadër dhe duket se tashmë ka nisur.

Pak ditë pasi u ul në stol, ende pa e zhvilluar ndeshjen e parë – Zidane ka sjellë përforcimin e parë në “Santiago Bernabeu”.

Është Militao i Portos, i cili u transferua për 50 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2025 me Los Blancos.

Pas transferimit në Madrid, Militao është bërë mbrojtësi i katërt më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas dyshes të Man City; Stones 55 milionë e Laporte, 65 milionë si dhe Van Dijk, për të cilin Liverpooli pagoi 80 milionë. /Express/

Image result for ender gabriel militao

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *