Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në Kuvendin zgjedhor të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), është zgjedhur anëtar i jashtëm i kësaj akademie.
“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se më 22 dhjetor 2020 në Kuvendin zgjedhor të saj zgjodhi anëtarët e rinj, të rregullt, me korrespondencë dhe të jashtëm”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.
Zgjedhjen e tij në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rektori Bexheti, e konsideron si mirënjohje për punën e tij akademike, shkencore dhe për kontributin e tij në shumë fusha, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe në nxitjen e bashkëpunimit mes institucioneve akademike të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Anëtarë të jashtëm, përveç Rektorit Bexheti janë zgjedhur edhe Brian D. Joseph dhe Irena Sawicka.