RMV, gjatë periudhës së Covid 19, qytetarët kërkojnë ndihmë juridike nga organizatat e shoqërisë civile

RMV, gjatë periudhës së Covid 19, qytetarët kërkojnë ndihmë juridike nga organizatat e shoqërisë civile

Pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 ka përkeqësuar më tej qasjen në drejtësi dhe në institucione për qytetarët e grupeve të pambrojtura, për shkak të së cilës gjithnjë e më shumë qytetarë u drejtohen shoqatave për ofrimin e ndihmës ligjore. Në 11 muajt e fundit, që nga implementimi i projektit “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit”, më shumë se 1.000 qytetarë nga grupe të pambrojtura u janë drejtuar organizatave të shoqërisë civile për ndihmë ligjore, njofton Portalb.mk.

“Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme- Shkup siguron ndihmë ligjore falas për grupet e margjinalizuara. Që nga marsi i vitit 2020, HOPS është shoqata e autorizuar për të siguruar ndihmë juridike primare falas për të gjithë qytetarët, e cila, përveç këshillimit ligjor, u lejon atyre të aplikojnë për një avokat falas në Ministrinë e Drejtësisë. Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë – Stacioni P.E.T. nga Prilepi siguroi 752 shërbime për familjet në rrezik shoqëror, persona nga komuniteti rom dhe zonat rurale. Shoqata ofron udhëzime dhe ndihmë ligjore përmes avokatëve dhe paralegalëve të saj të cilët punojnë në territorin e Prilepit dhe zonave rurale përreth. Qytetarët shpesh kërkojnë ndihmë juridike në fushën e mbrojtjes sociale, punësimit, strehimit dhe bujqësisë, ndërsa paralegalët kërkojnë ndihmë në përdorimin e masave ekonomike për t’u marrë me krizën, arsimin, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen sociale dhe marrjen e dokumentacionit personal”, njoftojnë nga Fondacioni Shoqëri e Hapur.

Për përdoruesit e drogës janë siguruar 473 shërbime, në lidhje me mbrojtjen sociale dhe masat ekonomike për të mbështetur qytetarët, divorcin, pezullimin e mjeteve juridike në procedurat gjyqësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, diskriminimin për shkak të varësisë, lëvizjen në kohë e ndalimit, por edhe këshilla për kundërvajtje dhe krime.

Punonjësve të seksit u është ofruar ndihmë juridike në 1,571 raste, më së shpeshti për mbrojtje nga dhuna në familje, dhunë nga klientët ose policia, divorc dhe të drejtat prindërore, si dhe për dokumente personale të parregulluara, masa ekonomike për të mbështetur qytetarët dhe të ngjashme. Shërbimet ofrohen në përputhje të plotë me protokollet dhe merren masa për të mbrojtur qytetarët, avokatët dhe para-ligjorët.

“Qasjanë drejtësi për më të margjinalizuarit” është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, dhe implementuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, HOPS-Opsione për jetë të shëndetshme- Shkup dhe Shoqata për Edukim ligjor dhe transparencë – Stacioni P.E.T. nga Prilepi.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *