RMV: Kuvendi nuk ka kuorum për të votuar zgjatjen e gjendjes së krizës

RMV: Kuvendi nuk ka kuorum për të votuar zgjatjen e gjendjes së krizës
Foto: Zyrtare

Për shkak të mungesës së kuorumit  dhe prezencë të vetëm 58 deputetëve, sot në Kuvend deputet debatuan për 20 pikat e rendit të ditës, por nuk u votua për to, pasi për sjelljen e vendimeve më të rëndësishme nevojitet prezenca e 61 deputetëve në Kuvend. Kështu që, në seancën e sotme nuk u votua vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës me Covid – 19, nuk kaluan vendimet për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit për Prokuror Publik, si dhe vendime dhe propozim ligje të tjera,shkruan Portalb.mk. 

Pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi i thirri deputet të votojnë për propozimin për vazhdimin e gjendjes së krizës, u vërtetua se 57 deputetë u deklaruan pro, pa asnjë votë të përmbajtur dhe kundër. Pas numërimit të deputetëve prezentë, u vërtetua se në sallë ka një deputetë më shumë nga ata që kanë votuar.

“Votimi është anuluar. Në sallë ka 58 deputetë. Votimi do të përsëritet kur do të krijohen kushte për këtë pikë”, konstatoi Xhaferi.

Me dinamikën e njëjta vazhdoi rrjedha e seancës, me çka zgjidhjet e vazhduara ligjore u shqyrtuan por nuk u votua për to.

Ndërkohë, opozita maqedonase vazhdon me mospjesëmarrje në punën e Kuvendit. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski kritikoi partitë në pushtet se vazhdon me miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar.

“Shumica parlamentare vazhdon me praktikën që e filloi që në mandatin e kaluar, ajo është sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtër, shumë më shumë sesa vendimet e rregullta ligjore. Njëjtë është rasti edhe sot, domethënë thuajse gjysma e vendimeve ligjore dërgohen me procedurë të shkurtër, ndërsa ka zgjidhje ligjore të cilat vërtet duhet të shqyrtohen në mënyrë sistematike. Në mënyrë plotësuese, vendimet ligjore të propozuara nga ana e opozitës ose nuk vijnë në rend dite që të shqyrtohen, ose në komisione të caktuara që udhëhiqen nga përfaqësues të shumicës parlamentare, nuk vendosen në rend dite”, deklaroi Micevski.

Sipas tij, detyrën që  e ka opozita në Kuvend, nuk mund ta realizojë, pasi që pushteti në çdo mënyrë, maksimalisht tenton ta pengojë punën e opozitës në parlament.

“Një prej detyrimeve të shumicës parlamentare që për momentin, por edhe gjatë gjithë kohës që kur është formuar Qeveria ka vetëm 62 deputetë, është të punojë dhe udhëheq me institucionin. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se shumica prej 62 deputetëve është numër shumë I vogël që pushteti të mund të sillet me komoditet, siç po sillet tashmë një periudhë të caktuar. Është e qartë se nevojitet dialog, se nevojiten negociata dhe e nevojshme të vendosen në tryezë çështje më prioritare. Kështu siç zhvillohen punët në kuvend, është e sigurt se shumica parlamentare I jep prioritet marrëveshjeve dhe bisedimeve të tyre, partiake, politike dhe koalicionare”, tha ai.

Në seancën e sotme, përpos vazhdimit të gjendjes së krizës me Covid – 19 dhe zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit për Prokuror Publik, në rend dite ishte edhe ligji për regjistrimin e popullsisë, për realizimin e buxhetit për vitin 2021, për sigurinë e rrugëve, mbrojtjes sociale, për nënshtetësi etj.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *