RMV: Nxënësit notat e para duhet ti marrin deri më 20 nëntor

RMV: Nxënësit notat e para duhet ti marrin deri më 20 nëntor

Notat e para përmbledhëse për secilin nxënës duhet të jepen deri më 20 nëntor, sipas rekomandimeve të Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Inspektoratit shtetëror të arsimit nga një muaj më parë kur u publikuan udhëzimet për mësuesit nga BZHA-ja dhe Ministria e Arsimin dhe Shkencës, se si të monitorohen dhe vlerësohen nxënësit në kushte të pandemisë.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me udhëzimet arsimtarët kanë orientime të përcaktuara qartë që do të mbrojnë cilësinë e procesit të notimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe BZHA-ja u kanë bërë thirrje mësuesve që të rregullojnë notimin e nxënësve sipas mësimit në distancë, por në rastet kur për arsye të ndryshme nuk është e mundur të formohet notim në internet, duhet të organizohen takime individuale me nxënës.

Për notimin objektiv të njohurive të marra nga nxënësi, ekziston një mundësi për të organizuar kontroll të pranisë fizike, nën protokolle të rrepta, tha ministrja Milla Carovska në një intervistë javën e kaluar me MIA-n.

“Pjesa më e madhe e mësuesve, ata që tashmë u kanë dhënë mësim viteve të kaluara të njëjtëve nxënës, ata tashmë e dinë dhe njohin se kush është i përkushtuar. Sfidat e notimit janë më të mëdha për nxënësit në klasën e parë, klasën e gjashtë dhe vitin e parë të arsimit të mesëm. Besoj se mësuesit dinë të njohin përkushtimin, të rrisin përkushtimin dhe të japin stimulim dhe, në përputhje me rrethanat, të notojnë nxënësit”, tha Carovska, përcjell Lajm.

Në udhëzimet nga Byroja, mësuesve u rekomandohet të japin detyra autentike kur formohet një notë, që eliminon mundësinë e përgjigjeve të gatshme nga materialet mësimore ose burime të tjera të informacionit, ndërsa në detyrat që kontrollojnë njohuritë dhe kuptimin e fakteve, duhet të sigurohet kontroll në kohë për të zgjidhur detyrat.

Mësuesi mund të bëjë tabelë të provave/produkteve që nxënësi do të dërgojë si pjesë e portofolit elektronik për t’u notuar. Kriteret e notimit, mënyra e dërgimit dhe afatet e dërgimit duhet t’u komunikohen qartë nxënësve dhe prindërve.

“Mësimi në shkollën virtuale është sfidë në disa aspekte, por në të njëjtën kohë është mundësi për të bërë një hap përpara në notimin – për të theksuar proceset njohëse më komplekse, pra për të veçuar, kuptuar, analizuar dhe mbajtur mend atë që është me të vërtetë e rëndësishme, në vend të zotërimit faktografik. Ky është, në fakt, qëllimi i arsimit dhe reformat që do të pasojnë”, theksoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *