RMV, përmbaruesit ua kanë tërhequr paratë e ndihmës shtetërore qytetarëve me llogari të bllokuara, Qeveria nuk ka sqarim

RMV, përmbaruesit ua kanë tërhequr paratë e ndihmës shtetërore qytetarëve me llogari të bllokuara, Qeveria nuk ka sqarim
Foto: Fokus.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka përgjigje konkrete se pse paratë e ndihmës së shtetit përfundojnë te përmbaruesit, të dedikuar për kategori të caktuar të qytetarëve. Përkatësisht, bëhet fjalë për një numër të qytetarëve të cilët kanë pasur llogari të bllokuar apo borxhe dhe të njëjtit nuk do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë ndihmën e shtetit, pasi paratë ua ka tërhequr nga llogaria bankare përmbaruesi., shkruan Portalb.mk.

I pyetur sot nga gazetarët, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, nuk ka dhënë një përgjigje konkrete se a do ta zgjidh Qeveria këtë problem.

“Mund të themi se Qeveria ka bërë gjithçka që t’i largojë të gjitha procedurat administrative që kjo ndihmë të arrijë në rrethin sa më të gjerë të qytetarëve. Në lidhje me këtë pyetje Qeveria nuk ka diskutuar konkretisht. Nëse ka diçka të tillë në rend dite, edhe si ide edhe si vendim do ta ndajmë me publikun”, deklaroi Arsovksi.

Edhe pse insistimit të më shumë gazetarëve se pse Qeveria nuk e ka parashikuar këtë dhe nëse do të merret me këtë çështje, Arskovski vetëm përsëriti përgjigjen e njëjtë se kanë bërë gjithçka që të largojnë procedurat administrative dhe ndihma shtetërore prej 6000 denarë të përfshijë numër sa më të madh të qytetarëve.

Në numër i madh i qytetarëve kanë alarmuar nëpër rrjete sociale se nuk mund t’i tërheqin nga banka paratë e lëshuara nga Qeveria si pjesë e ndihmës shtetërore, pasi të njëjtat kanë përfunduar te përmbaruesi, për shkak se i kanë pasur të bllokuara llogaritë, apo për shkak të borxheve.

Ankesat e qytetarëve
Ankesat e qytetarëve
Ankesat e qytetarëve

Qeveria  më 12 dhjetor publikoi listën, e qytetarëve të cilëve u takon ndihma shtetërore, si pjesë e pakos së katërt të masave ekonomike për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga pandemia.

Masat parashohin që 283 mijë qytetarë të marrin nga rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me të hyra të vogla, qytetarët me pensione të ulëta, përdoruesit e ndihmës sociale, të rinjtë të moshës prej 16-29 vjet, artistët dhe personat të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e kulturës, punonjësit e filmit artistët e estradës.

Nga Qeveria sqaruan se ndihma për kategoritë e rrezikuara nuk do të shkojë përmes kartelave pagesore, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në xhirollogaritë e tyre bankare.

Sipas Entit të Statistikës, që nga fillimi i pandemisë, rreth 15 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës, por sipas odave ekonomike numri i atyre që kanë humbur punës ka arritur në mbi 40 mijë persona.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *