RMV: Varianti i ri i koronavirusit nuk është prezent, por tani për tani masat mbeten të njëjtat

RMV: Varianti i ri i koronavirusit nuk është prezent, por tani për tani masat mbeten të njëjtat
Foto: WebMD

Analiza në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë tregoi se në vendin tonë nuk ka asnjë mutacion të koronavirusit të regjistruar në Britaninë e Madhe, njofton Portalb.mk.

Sipas rezultateve, i njëjti virus që ka qenë i pranishëm për disa muaj po qarkullon në vendin tonë.

Për Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, kjo nuk mjafton për të lehtësuar më tej masat, prandaj ato mbeten në fuqi.

Filipçe javën e kaluar, duke njoftuar zgjatjen e orarit të punës së objekteve hotelerike deri në orën 9 pasdite, tha se analiza në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë do të varet nëse kafenetë do të punojnë deri në orën 23.

Ai njoftoi sot se situata do të monitorohet pas fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor.

“Është e vërtetë që numri i të diagnostikuarve po zvogëlohet. Tani vazhdon viti shkollor dhe të gjitha masat e mëparshme mbeten në fuqi. Javën tjetër ne do të analizojmë shifrat e javëve të ardhshme për rekomandime të tjera të mundshme. Akoma jemi të kujdesshëm”, tha Filipçe.

Ndryshe, varianti i ri i koronavirusit në Britani u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çuan në përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *