RMV, vendi është sulmuar nga ‘mafia pyjore’, veprimtaria kriminale vlerësohet 60 milion euro në vit

RMV, vendi është sulmuar nga ‘mafia pyjore’, veprimtaria kriminale vlerësohet 60 milion euro në vit

Që nga viti 2001 e tutje, vendi është sulmuar nga “mafia pyjore”, veprimtaria kriminale e së cilës vlerësohet afërsisht 60 milion euro në vit. Por, përkundër kësaj situate dhe kuadrit ligjor që klasifikon prerjet ilegale si krim, numri i procedurave të filluara kundër autorëve të njohur dhe të panjohur shkatërrimisht i ulët, thuhet në hulumtimin e Eurothinkut, njofton Portalb.mk.

Në mënyrë shtesë, shqetësues është trendi i përgjysmimit të numrit të procedurave nga viti në vit, që është konfirmuar nga të dhënat e paraqitura nga Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ndërmarrja Publike Pyjet Kombëtare, MPB, si dhe si dhe prokuroritë themelore publike kompetente në vend.

Hulumtimi zbulon dy faktorë kyç që nxisin prerjet ilegale: varfëria dhe menaxhimi i dobët. Përndryshe, qytetarët më të rrezikuar janë në rrezik shtesë nga konflikti me ligjin dhe sekuestrimit të drurit të blerë nga hajnat e drunjëve, për një çmim relativisht më të ulët. Nga ana tjetër, sfida e menaxhimit të pyjeve është rezultat i disa faktorëve të tillë si mungesa e resurseve njerëzore dhe pajisjet e përshtatshme të rojeve të pyjeve, mbivendosja e kompetencave institucionale dhe mbikëqyrja joadekuate.

Ky është hulumtimi i publikuar sot nga Qendra për strategji evropiane EUROTINK- “Shkatërrimi i së ardhmes sonë: format /modelet e krimit të organizuar në prerjet ilegale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Raporti mbështetet në hulumtimin e literaturës ekzistuese, analizën e kornizës ligjore, përpunimin e të dhënave të marra përmes qasjes së lirë në informacionin publik nga institucionet kompetente dhe 29 intervista gjysmë të strukturuara me disa kategori të të anketuarve. Hulumtimi  u përgatit me mbështetjen e Fondit për rezistencë të Iniciativës Globale kundër krimit të organizuar transnacional.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *