Ronaldo: Man United nuk bëri asgjë për të fituar

Ronaldo: Man United nuk bëri asgjë për të fituar

Cristiano Ronaldo tha se ish-klubi i tij nuk e meritoi fitoren pasi nuk bëri asgjë, dhe se Juventusi ka mundur t’i shënojë tri ose katër gola.

Ylli portugez e shënoi mbrëmë golin e parë me fanellën e Juves në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Unitedit, mirëpo në fund humbi 1-2 në Torino, transmeton Gazeta Express.

“Liga e Kampionëve është një garë speciale, ku duhet të fitosh, por nuk mund të qetësohesh pasi çdo gjë mund të ndodhë”, ka thënë Ronaldo pas takimit.

“Manchester Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar ndeshjen. Nuk kishte të bëjë me fat, pasi duhesh ta kërkosh fatin vetë, mirëpo ne ua dhamë atyre një dhuratë në fund”.

“Manchesteri nuk bëri asgjë, ata kishin dy shanse, ndërsa ne mund t’i shënonim tri ose katër gola”.

“Do të mësojmë nga gabimet tona dhe ende jemi në krye të grupit, kështu që çdo gjë është mirë”.

Në Grupin H Juventusi është në krye me nëntë pikë, Man United në vendin e dytë me shtatë pikë, Valencia pesë dhe Young Boys një pikë.

/Zhurnal/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *