Rreth 1,800 të burgosur kanë ikur nga një burg në Nigeri

Rreth 1,800 të burgosur kanë ikur nga një burg në Nigeri
Foto: Alsat

Më shumë se 1,800 të burgosur kanë ikur nga një burg në Nigeri, pas sulmit që i është bërë këtij institucioni nga disa persona të armatosur, kanë thënë zyrtarët. Sulmuesit besohet se kanë hyrë në burg në qytetin Owerri, duke përdorur mjete shpërthyese në bllokun administrativ.-

Gjashtë të burgosur është raportuar të jenë kthyer, derisa 35 të tjerë kanë refuzuar të ikin.

Policia ka akuzuar grupin e ndaluar separatist, Populli Indigjen i Biafras për kryerje të sulmit.

Ky grup, në anën tjetër, ka mohuar përfshirjen.

Presidenti Muhammadu Buhari e ka quajtur sulmin “akt të terrorizmit” të kryer nga “anarkistët”.

Ai u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të zënë sulmuesit dhe të burgosurit e ikur.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *