BON ZO është platforma e cila ka për qëllim aktivizimin e të rinjëve dhe shpalosjen e potencialit të tyre. Zëri i të rinjëve është lokomotiva e cila prosperon çdo shoqëri demokratike, andaj kjo platformë ka për qëllim të ndëgjoj zërin tënd dhe zërin e gjithë të rinjëve tjerë që lirshëm të shpalosin idetë, opinionet dhe temat të cilat e tangojnë shoqërinë tonë. Përpos njohurive dhe komunikimit kjo faqe do të promovojë edhe mundësi tjera për të rinjë, për të përparuar në sferën e arsimit, edukimit, punësimit…
Idea për një portal të këtij formati filloi me anketën e cila kishte për qëllim që të dëgjojë mendimin e të rinjëve në lidhje me temat e ndryshme që e tangojnë këtë grupmoshë. Mungesa e mediave të caktuara për tema të caktuara, mungesa e hapësirës që të rinjët të ngrisin zërin e tyre në mediat aktuale, dëshira për një vend ku ata lirisht do të shprehnin mendimin e tyre si dhe besimi i ulët në media, janë disa nga rezultet që pasuan nga kjo anketë.
Po këto rezultatet na motivuan dhe njëkohësisht na bënë më të vetdijshëm për nevojën e një portali i cili do jetë në dobi të zhvillimit profesional të të rinjëve dhe një vend ku ata lirisht do të mund të shprehin zërin e tyre.
BON ZO, vendi ku të gjithë mund të bëjmë zo!