Rritet prodhimi në Kinë, numri i biçikletave elektrike arrin në rreth 300 milionë

Rritet prodhimi në Kinë, numri i biçikletave elektrike arrin në rreth 300 milionë

Numri i biçikletave elektrike në Kinë ka arritur rreth 300 milionë, me shitje vjetore prej më shumë se 30 milionë njësi në vitet e fundit, sipas të dhënave nga Shoqata Kineze e Biçikletave, bën të ditur “Xinhua”.

Në vitin 2019 u prodhuan gati 5 milionë biçikleta të nivelit të lartë me një çmim të njësisë prej mbi 1000 juan (rreth 152 dollarë), përfshirë modelet me bateri litiumi, duke zënë 13.8 për qind të biçikletave elektrike të prodhuara në Kinë, sipas shoqatës. Industria e biçikletave në Kinë zotëronte teknologjitë kryesore të prodhimit gjatë periudhës 2016-2020.

Teknologjia e baterisë litium të sigurt dhe me efikasitet të lartë është identifikuar si një fushë kryesore për përmirësim në pesë vitet e ardhshme. Në tre tremujorët e parë të këtij viti, prodhuesit e biçikletave elektrike raportuan të ardhura totale prej 67.76 miliardë juanë, me 26.6 për qind rritje nga viti në vit, me fitimet e tyre që rriteshin me 30.4 për qind në 2.63 miliardë juanë, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *