Rufi Shabani – tetovari, brand pizza chef në Moskë të Rusisë

Rufi Shabani – tetovari, brand pizza chef në Moskë të Rusisë

Gastronomia është një prej fushave ku shqiptarët ditë për ditë po shkëlqejnë. I tillë është dhe rasti i mjeshtrit të picave, Rufi Shabani nga Llërca e Tetovës i cili jeton dhe vepron në Moskë të Rusisë.

Karriera e tij ka filluar para 12 vitesh në Berlin të Gjermanisë. Ai është mjeshtër i picave dhe përgjegjës i njëmbëdhjet restoranteve. Shef Rufiu njeh të gjitha llojet e brumrave, teknikat si furra, mielli, uji, etj..  Ai thotë për BonZo se bën dhe akrobacione me të cilat ka marrë pjesë dhe në manifestime të ndryshme në Moskë.

“Kam përfaqësuar dhe kuzhinën shqiptare në universitete botërore. Kam prezantuar ushqimet tradicionale shqiptare. E shoh si diçka shumë të rëndësishme të tregoj se nga vij dhe se ne shqiptarët jemi popull punëtor.”

Përveç këtyre mastershefi i picave ka një numër të madh të medaljeve dhe diplomave.

“Diploma e fundit që kam marrë është ajo në Itali nga Universiteti i Shkencave Gastronomike. Gjithashtu kam qënë shpesh i ftuar në televizionet ruse ku kam prezantuar gatimet e mia.”

/BonZo.com/

 

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *