SË BASHKU PËR PAQE: Panairi i 31 i Paqes Botërore, në mesin e 3.7 miliardë grave përfaqësues edhe nga Maqedonia e Veriut !

SË BASHKU PËR PAQE: Panairi i 31 i Paqes Botërore, në mesin e 3.7 miliardë grave përfaqësues edhe nga Maqedonia e Veriut !

HWPL vazhdon me fushatën e gjithëanshme për të promovuar zbatimin praktik të DPCW, (Deklaratës së Paqes dhe Ndërprerjen e Luftës) dhe për të rritur pjesëmarrjen ndërkombëtare në mbarë botën.

Themeluesi i HWPL, kryetari Man Hee Lee, i cili ka dhënë kontribute të pafundme gjatë gjithë jetës së tij shprehet kështu:

“Ne shpresojmë që DPCW, (Deklarata e Paqes dhe Ndërprerja e Luftës) në afat të gjatë kohor, të marrë statusin si “Ligji i Paqes”. Me qëllim që të krijojmë një botë paqeje pa luftë, ne kemi nevojë më shumë sesa thjesht një ligj praktik. Grupet ndërkombëtare të grave janë mbledhur për të praktikuar një “dashuri të nënës”, ku nevojitet paqja.”

Grupi Ndërkombëtar i Paqes për Gratë (IWPG) nëpërmes Konferencës Botërore të Paqes në Evropë synoi që të arrijë paqen botërore nëpërmjet zemrave të të gjitha nënave në botë.

3 Prill 2019, në Rumani u mbajt Panairi i 31 i Paqes Botërore si dhe Konferenca Botërore e Paqes në Evropë në të cilën morën pjesë përfaqësuest e 3.7 miliardë grave anembanë botës përfshirë këtu edhe përfaqësuesen e IWPG për Maqedoninë e Veriut, Prof. Dr. Lindita Ademi, e cila u shpreh:

“Gjatë gjithë këtyre viteve HWPL ka arritur momente historike në shtytjen e tyre për një shoqëri paqësore. Kjo organizatë e cila mbështet deklaraten e paqes DPCW përmes kësaj konference ju bën thirrje të gjitha qeverive dhe liderëve shtetërorë në mbarë botën të jene avokatë për zbatimin e DPCW, por gjithashtu edhe të gjithë qytetarët , pa marrë parasysh qëndrimin shoqëror, të marrin pjesë gjithashtu në këtë qëllim. Në këtë mënyrë mund të arrihet një bashkëpunim gjithëpërfshirës mes qeverive dhe aktorëve të shoqërisë civile, i cili bashkëpunim është çelësi për vendosjen e paqes së qëndrueshme në botë”.

IWPG po punon së bashku me 281 organizata në 130 vende në mbarë botën dhe ka 169 ambasadorë nderi të cilët janë aktivë. Përveç kësaj, IWPG është e angazhuar në aktivitete, programe dhe fushata të ndryshme në fushën e punës vullnetare, arsimit, kulturës dhe artit. 

“Le të zgjojmë një ndjenjë të paqes dhe të krijojmë një kulturë paqeje. Le t’i mbrojmë fëmijët tanë nga lufta dhe konflikti dhe të kalojmë këtë kulturë paqeje edhe tek gjeneratat e tjera. Siç thotë edhe thënia koreane, “Një fillim i mbarë do të thotë gjysma e betejës”. Përmes kësaj ju keni hapëruar drejt fillimit të edukimit paqësor të HWPL, prandaj vazhdoni ta zbatoni dhe ta promovoni atë për ta përhapur atë edhe përtej Rumanisë e në të gjithë Evropën”, u shpreh Hyun Sook Yoon, përfaqësuesja e IWPG.

Cili është qëllimi i Turneut të Paqes dhe Konferencës Botërore të Paqes në Evropë?

Gratë janë nënat e paqes. Nëse 3.7 miliardë gra bashkohen në paqe atëherë paqja botërore padyshim që mund të arrihet. Gratë janë shpresa dhe fuqia jonë. Jeta e grave dhe toleranca për të mbrojtur fëmijët e tyre është “çelësi” i paqes në botë.

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *