Selena Gomez ‘thyen’ heshtjen

Selena Gomez ‘thyen’ heshtjen

Selena Gomez po shpreh shqetësimin e saj rreth efektit “të tmerrshëm” që kanë pasur mediat sociale në gjeneratën e saj dhe ajo u bën thirrje që të largohen nga këto platforma.

Gomez, e cila ndiqet nga mbi 150 milionë njerëz, është ndër më të ndjekurit në Instagram, ndërsa gjatë një konference për shtyp në Kanë, tha se ndihet e frikësuar kur sheh ekspozimin e djemve dhe vajzave të reja në këto platforma, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se bota jonë po kalon nëpër shumë gjëra. Por, për gjeneratën time, mediat sociale specifikisht kanë qenë të tmerrshme”, ka thënë ajo.

(Selena Gomez, foto:CNN)

Aktorja dhe këngëtarja 26-vjeçare është në Kanë për të promovuar filmin e ri të Jim Jarmusch, “The Dead Do not Die”.

E pyetur se çfarë mund të bënte më shumë për të përmirësuar mjedisin e rrjeteve sociale, duke pasur parasysh të ardhmen e saj, Gomez ka thënë se është “e pamundur” në këtë pikë për ta bërë atë të sigurt.

Ajo i këshillon njerëzit të largohen nga përdorimi i tepruar i mediave sociale: “Nganjëherë është e mrekullueshme të jemi në këto platforma, por them se duhet të tregohemi të kujdesshëm më kohën që kalojmë aty”, ka shtuar Selena.

/Sovrani/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *