SHBA, u shkatërruan 15 milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson

SHBA, u shkatërruan 15 milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson
Foto: Global Times

Në qytetin Baltimore të SHBA-së janë shkatërruar rreth 15 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) nga kompania farmaceutike Johnson&Johnson për shkak të përzierjes së përbërësve në fabrikën e prodhimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas “The New York Times”, shpërndarja e miliona dozave të vaksinës Johnson&Johnson është ndërprerë për shkak të përzierjes së përbërësve të kësaj vaksine kundër COVID-19 në fabrikën ku prodhohen vaksinat Johnson&Johnson dhe AstraZeneca.

Për këtë arsye, rreth 15 milionë doza të vaksinave përfunduan në mbeturina ndërsa Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nisi një hetim për këtë rast.

Pritej që vaksina Johnson&Johnson e cila administrohet me një dozë, të përshpejtojë procesin e vaksinimit në këtë vend.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *