Shëndeti oral jo në nivelin e duhur te të rinjtë e Pollogut

Shëndeti oral jo në nivelin e duhur te të rinjtë e Pollogut

Mirëmbajtja e shëndetit oral është një prej gjërave më të thjeshta që mund të bëj një i rritur, duke marrë parasysh se në treg çdo ditë hidhen produkte për zbardhim, pastrim dhëmbësh, eleminimi i aromave të këqija, etj.. Por kur ndodhin probleme tjera, si infeksionet, dhimbje, gjithmonë i drejtohemi dentistit tonë për të gjetur shërim. Vitet e fundit me përparimin e teknologjisë dhe trendeve botërore, shpesh të rinjtë për një buzëqeshje të përkryer vizitojnë klinikat që ofrojnë këto shërbime. Por a është vetëm ana estetike në pyetje kur dhëmbët në brendësi mund mos të jenë të shëndoshë? Sa i kushtojnë rëndësi shëndetit oral realisht të rinjtë shqiptar, e kryesisht ata të rajonit të Pollogut? Për këto na përgjigjet dentistja Arjeta Izairi Idrizi. Ajo thekson se në përgjithësi të rinjtë nuk i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit oral dhe se një prej problematikave kryesore që sjell deri në këtë pikë është mosinformimi i mjaftueshëm që në fëmijëri për rëndësine e shëndetit oral.

Sipas saj, edukimi rreth shëndetit oral është një prej gjërave bazike që duhet të mësojë çdo femijë nga cikli ulet shkollor sepse luan një rol goxha të rëndësishëm edhe për mirëmbajtjen e shëndetit në përgjithësi.

Por cilat janë problemet më të shpeshta që hasen te të rinjtë? Stomatologia thotë: “Ka një numër të problemeve që hasim ne gjatë punës sonë kur një pacient nuk bën mirëmbajtjen e duhur të dhëmbëve, por kryesisht janë inflamacionet e nervit të dhëmbit dhe paradontite si rrjedhojë e higjienës së pamjaftueshme dhe vizitave të zakonshme që nuk kryhen të dentist në kohën e duhur ose të themi vizita që shpesh nuk bën asnjëherë deri në momentin kur shfaqen problemet”.

Ndonjëherë klikojmë në faqe të ndryshme për të parë ndonjë metodë efikase në kushte shtëpiake për mirëmbajtjen apo zbardhimin e dhëmbëve, por jo gjithmonë këto metoda rezultojnë më sukses dhe arsyen për këtë na i tregon stomatologia Arjeta Izairi Idrizi.

“Ndonëjherë metodat që përdoren në shtëpi të marra nga internet nuk rezultojnë efikase, por me e keqja mund të dërgojnë deri në përkeqësim të shëndeti oral. Gjithsesi unë ju sygjeroj teknikën e duhur të pastrimit të dhëmbëve me brushë dhe pastë dhëmbësh. Ndërsa për zbardhim ekzistojnë produkte që mund të përdoren në shtëpi, por gjithsesi pa rekomandimin dhe konsulten e dentistit nuk duhet të përdoren”.

@BonZo.info 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *