Shifra që ka zhpenzuar Rita Ora për shtëpinë e prindërve të saj në Kosovë

Shifra që ka zhpenzuar Rita Ora për shtëpinë e prindërve të saj në Kosovë
Rita Ora prej vitesh është një nga artistet më të njohura të Britanisë, gjë që i ka sjellë këngëtares me origjinë shqiptare shumë fitime. Pasuria e saj llogaritet të jetë diku tek 18 milionë paund dhe një pjesë të vogël, ajo e ka përdorur për ti blerë prindërve një shtëpi në vendin e tyre të lindjes, në Prishtinë.

Në fakt lajmi qarkulloi në media pak ditë më parë, por tani është zbuluar se ka shpenzuar Rita për ti blerë prindërve vilën që shihni në foton e mëposhtme, në një kompleks luksoz që është duke u ndërtuar në kryeqytetin kosovar:

Sipas “The Sun” shtëpia ka kushtuar rreth 1.5 milion paund. Mamaja e artistes, Vera Ora ishte ajo që e postoi shtëpinë e re në Instagram dhe bashkangjitur me të shkruajti: “Shtëpia është aty ku zemra është. Edhe pse jetojmë në Londër, është e rëndësishme për ne dhe fëmijët tanë që brezat e ardhshëm ta vizitojën gjithmonë qytetin tonë, Prishtinën.

Një histori me fund të lumtur kjo e Verës, që është psikiatre në profesion dhe Besnikut, babit të Ritës që është ekonomist. Ata “u arratisën” nga Kosova me fluturimin e fundit nga aeroporti i Prishtinës, para se të mbyllej në vitin 1991. Me shumë mundime çifti ja doli që të vendosej në Angli, në perëndim të Londrës dhe arritën që ti plotësonin ëndrrën vazjës së tyre për tu bërë këngëtare. Një burim pranë familjes thotë: “Të gjithë ata kanë kontribuar në suksesin e Ritës dhe ajo do më shumë se gjithçka që t’ja shpërblejë, duke bërë të mundur që ata të jetojnë një jetë të rehatshme. Ajo i është familjes së saj përjetësisht mirënjohëse dhe në fakt është shumë krenare që rrënjët e tyre janë nga Kosova.”

Në një intervistë para pak kohësh, këngëtarja u shpreh kështu për sakrificat e prindërve: “Asnjëherë nuk e kisha kuptuar sa shumë ata kanë sakrifikuar për mua. Mendoj se prindërit e mi janë njerëzit më të fortë në botë.

Sigurisht, portofali i Ritës është i mbushur plot tani, por më plot është zemra dhe dashuria e saj për pindërit. /Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *