Shkakrohet Shpat Kasapi nga pozita e këshilltarit

Shkakrohet Shpat Kasapi nga pozita e këshilltarit

Pas publikimit të lajmeve se këngëtari Shpat Kasapi, të cilin javën e kaluar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e emëroi për këshilltar të tij, është kapur me drogë, i njëjtë është shkarkuar nga pozita. Lajmin për shkarkimin e tij e kanë konfirmuar për TV21, nga kabineti i Grubit, tranmseton Portalb.mk.

Siç raportuan mediat maqedonase, Kasapi është kapur me drogë të llojit Kokain (2 paketa të vogla) para 1 muaji në lagjen Gjorçe Petrov në afërsi të SP PLANET. Fillimisht ai është arrestuar por, më pas është liruar. Kundër tij është ngritur padi adekuate dhe pritet të fillojë gjykimi në periudhën vijuese.

Ndërkohë Kasapi, pas qarkullimit të këtij lajmi, ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *