ShMP “Jahja Kemal” vazhdon me traditën e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare dhe arritjen e sukseseve

ShMP “Jahja Kemal” vazhdon me traditën e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare dhe arritjen e sukseseve

Në Zagreb të Republikës së Kroacisë nën organizimin e Shoqatës së shpikësve kroatë për të 44 herë u mbajt  INOVA nën moton BËHU SHEMBULL.

ShMP “Jahja Kemal” ka valvitur flamurin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para skenës ndërkombëtare dhe me krenari e ka prezantuar në Republikën e Kroacisë.

Në INOVA 44 janë të paraqitura shumë inovacione ndërkombëtare nga mbarë bota:  Tajvan, Malajzia, Polonia, Rumania, Tajlanda, Korea, Irani, Indonezia, Britania, Rusia dhe shumë vende të tjera në mbarë botën.

Aty kanë marrë pjesë mendjet e reja të botës që ëndërrojnë dhe dizajnojnë të ardhmen e botës.

9 projekte morën ar dhe 5 projekte morën argjend. Urime Matej, Kristijan, David, Meriem, Engin, Ahmet, Omar, Mariana, Umit, Busra, Nazli, Andreja, Boris, Orhan, Betul, Qedo, Eranda, Leona, Gordana, Snezana, Lara, Kiril, Nadire, Alba për këtë përpjekje dhe sukses të madh.

Falënderime të veçanta për mentorët për motivimin e tyre dhe mbështetjen e denjëː Znj. Sabire, Znj. Xhinan, Z. Ismail, Z. Fatih, Z. Rexhai dhe Z. Muhsin.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *