SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM” – TETOVË: Shpall konkurs letrar për krijuesit e rinj – poezi!

SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM” – TETOVË: Shpall konkurs letrar për krijuesit e rinj – poezi!
SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM” – TETOVË
Shpall konkurs letrar për krijuesit e rinj – poezi !
Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, në kërkim të poetëve dhe talenteve të rinj sipas manifestimit letrar tradicional “Poetët e rinj”, organizon konkurs letrar –poezi, për krijuesit e rinj, andaj i fton krijuesit (nga mosha 15 vjeçare deri në moshën 27 vjeçare) nga të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë Veriore, që të konkurrojnë me krijimet e tyre- poezi, jo më shumë se 30 vargje.
Afati i dërgimit të punimeve është prej 16.09.2020 deri më 23.09. 2020.
Krijimet do të përzgjidhen nga Juria profesionale, ndërsa të përzgjedhurit do të njoftohen për detajet tjera të Orës poetike, e cila do të mbahet në Tetovë – Restorant Grand-Tetovë, më 26.09.2020 me fillin në ora 15.00.
konkursi ka karakter garues dhe do të ndahen tre çmime:
1. Çmimi I “Oeneum”
2. Çmimi II “Oeneum”
3. Çmimi III “Oeneum”
Poezitë duhet të dërgohen në E-mail: behareneziri82@gmail.com
Për të dhëna më të hollësishme mund të shkruani në adresën e Shoqatës ose në Facebook: Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë!
Info : 071-938-746
Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë!
Kryetare Behare Neziri

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *