Shpallet fletarrestim ndërkombëtar për Mijallkovin

Shpallet fletarrestim ndërkombëtar për Mijallkovin
Foto: MPB

Është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, njoftojnë nga Gjykata.

“Ministria kompetente e Brendshme dorëzoi në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, këtë mëngjes kërkesë për pëlqim nga gjykata për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar për të akuzuarin, për të cilin dje u caktua arrest shtëpiak me mbikëqyrje prej 24-orëve, gjegjësisht privimi nga liria. Menjëherë pas marrjes së kërkesës, Këshilli Penal mori një vendim për pëlqimin për lëshimin e urdhër arrestimit ndërkombëtar nga Ministria e Brendshme dhe ai iu paraqit kërkuesit”, thonë nga Gjykata.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *