Në bazë të nenit 79 paragrafi 1 nga Ligji për punët e brendshme (“Gazeta Zyrtare” nr. 42/2014, 116/2014, 33/2015, 5/2016, 120/2016, 127/2016, 142/2016, 190/2016 , 21/2018, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 108/2019 dhe 275/2019) dhe neni 97 paragrafi 1 nga Ligji për policinë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 114/2006, 6/2009, 145 / 2012, 41/2014, 33/2015, 31/2016, 106/2016, 120/2016, 21/2018 dhe 64/2018), dhe në lidhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën e kryerjes së seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidatit për polic dhe mënyrën e punës së Komisionit për përzgjedhjen e kandidatit për polic (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 8/2015 dhe 130/2016), Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, publikon
SHPALLE PUBLIKE
Për punësimin e 600 realizuesve në vendin e punës “Polic” për punë në Ministrine e Punëve të Brendshme, edhe atë:
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup……………….100 realizues
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë……………….50 realizues
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër……………….50 realizues
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir……………….50 realizues
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë……………….30 realizues
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Veles……………….30 realizues
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip……………….30 realizues
- në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë……………….50 realizues
- në Qendrën Rajonale të Çështje Kufitare Veri ……………….50 realizues
- në Qendrën Rajonale Çështje Kufitare Perëndim……………….30 realizues
- në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug……………….30 realizues
- në Qendrën Rajonale përÇështje Kufitare Lindje……………….20 realizues
- në Departamentin për Mbrojtje Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara………..30 realizues
- në Njësitin për Sistemim të Shpejtë……………………30 realizues
- në Njësitin për Detyra të Speciale ……………………20 realizues
1.Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme në vijim:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë i moshës madhore, ndërsa të mos ketë arritur moshën 25 vjeç, nëse për herë të parë kërkon punësim në vend pune në Ministrinë për të cilën është paraparë arsimi i mesëm;
– të zotërojë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;
– me kontrollë sigurie të vërtetohet se nuk paraqet rrezik sigurie për punësimin e kandidatit;
– të ketë të përfunduar të paktën arsimin e mesëm katërvjeçar;
– të jetë i aftë nga ana shëndetësore dhe psikofizike dhe
– me vendim të formës së prerë të mos jetë i dënuar me ndalim të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
- Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e veçanta në vijim:
– nevojitet lartësia trupore më së paku 175 cm. (mashkull), gjejgësisht 165 cm. (grua)
-përgatitje fizike e lartë personale.
- Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dëshmitë për përmbushjen e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter:
– certifikata e lindjes,
-diplomë për kryerjen e arsimit të mesëm katërvjeçar;
– dëshmi që nuk është dënuar me formë të prerë të aktgjykimit për ndalimin e kryerjes të një profesioni, veprimtarie ose detyre dhe
-dy fotografi, me dimensione 3.5 cm x 4.5 cm.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm, kandidati është i detyruar ta parashtron PERSONALISHT në një nga vendet e caktuara për aplikim, edhe atë:
-Sektori i Punëv të Brendshme Shkup:
-Stacioni Policor me Kompetencë të Përgjithshme-Gazi Babë,
-Stacioni Policor me Kompetencë të Përgjithshme-Bit Pazar dhe
-Stacioni Policor me Kompetencë të Përgjithshme-Karposh.
-Sektori i Punëve të Brendshme Manastir;
-Sektori i Punëve të Brendshme Veles;
-Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë;
-Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë;
-Sektori i Punëve të Brendshme Ohër;
-Sektori i Punë të Brendshme Strumicë,
-Sektori i Punëve të Brendshme Shtip.
Gjatë parashtrimit të fletëparaqitjes, personi duhet të shënon numrin e njësisë organizative për vendin e punës për të cilën aplikon në përputhje me pikën I të shpalljes.
Kandidati është i detyruar me sjelljen e dokumenteve të nevojshme, me vete të posedon letërnjoftim ose pasaportë për identifikim.
Dokumentacionin e nevojshëm nga pika 3, kandidatët e dorëzojnë çdo ditë pune brenda afatit të caktuar, gjatë orarit të punës (08.00-16.00).
- Gjatë parashtrimit të fletëparaqitjes, kandidati nënshkruan deklaratë për aderimin vullnetar të seleksionimit për zgjedhjen e kandidatit për polic me pamundësi për të kërkuar dëmshpërblim nga Ministria në rast të lëndimit gjatë kohës së kryerjes të selekcionimit.
- Procedurën për seleksionimin e kandidatëve e kryen Komisioni për zgjedhjen e kandidatit për polic e formuar nga ana e Ministrit, i cili e përcakton renditjen e fazave të seleksionimit. Seleksionimi kryhet në fazat në vijim:
-Seleksionimi administrativ i dokumentacionit të dorëzuar (vërtetimi i afateve kohore dhe plotësia e dokumentacionit të dorëzuar, si dhe përmbushja e kushteve të përcaktuara);
-kontroll i aftësive motorike (për burrat: të paktën 9 pompa ushtarake për 10 sekonda, të paktën 16 ngritje të barkut për 30 sekonda, kërcim në gjatësi nga vendi me një gjatësi minimale prej 220 cm, vrapim i shpejt në 20 metra për të paktën 3.35 sekonda, vrapim i shpejtë në 100 metra për të paktën 15 sekonda dhe vrapim në 1500 metra për të paktën 5.25 minuta dhe për gratë: të paktën 6 pompa ushtarake për 10 sekonda, të paktën 12 ngritje të barkut për 30 sekonda, kërcim në distancë nga vendi me gjatësi minimale prej 160 cm, vrapim i shpejtë në 20 metra të paktën 20 metra për më pak se 3,50 sekonda, vrapim i shpejtë 100 metra për më pak se 18 sekonda dhe vrapim për 800 metra për më pak se 3 minuta, dhe kontrolle të tjera fizike që përcaktohen nga ana e Komisionit),
-Testi psikologjik (kontrollë për aftësitë intelektuale dhe emocionale)
– Testim me shkrim(test i përgjithshëm arsimor),
-Intervistë ( bisedë individuale gojore me një person të dashur),
-Kontrollë sigurie dhe
-Kontrolle shëndetësore (provë për shëndetin dhe aftësitë psikofizike të kandidatëve).
- Ministria e Punëve të Brendshme do të kryej kontrollë sigurie të personave të paraqitur në bazë të pëlqimit me shkrim të tyre të mëparshëm. Nëse personi e refuzon kontrollin e sigurisë konsiderohet se nuk i ka plotësuar kushtet për krijimin e marrëdhenies së punës ne Ministri.
- Kontrollet shëndetësore në procedurën e seleksionimit për kontrollimin e aftësive shëndetësore dhe psiko-fizike të kandidatëve vërtetohen nga ana e Komisioni shëndetësor i formuar nga ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
- Gjatë kryerjes së seleksionimit, kandidatëvë që janë paraqitur ju mundësohet në kushte të barabarta t’i demonstrojnë aftësitë e tyre, pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes shoqërore dhe kombëtare, besimit fetar, pronësisë dhe statusit shoqëror. “
- Pas procedurës së seleksionimit, kandidatët e përzgjedhur për polic, do të lidhin kontratë për një trajnim bazë për polic për një kohëzgjatje 1 (një) vjeçare, e cila do të realizohet në Qendrën për Trajnim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në të njëjtën do të udhëzohen për 10% më tepër kandidate për polic, nga numri i vendeve të lira për të cilat është publikuar kjo shpallje, gjegjësisht në Qendrën e trajnimit do të dërgohen gjithsej 660 kandidatë.
- Pas përfundimit të trajnimit bazë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe kandidati për polic, i cili ka përfunduar trajnimin bazë për polic dhe i cili në bazë të rezultateve të arritura në mënyre adekuate është futur në listën renditjes, lidhë Kontratë pune në Ministri, me të cilën kandidati për polic merr statusin e “polic përgatitës”.
Ministria e Punëve të Brendshme SYGJERON se sipas ligjit, polici me kontratën për punë është i detyruar të qëndrojë në punë të paktën pesë vite në vendin e punës “polic” llogaritur nga dita e lidhjes së kontratës për punë. Në të kundërtën, i njëjti është i detyruar të kompenzon harxhimet e bëra për trajnimin e tij të rritura për tri herë më tepër.
- Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, llogaritur nga dita e që vijon nga dita e publikimit të shpalljes së publike (duke mos llogaritur ditën e publikimit).
- Dokumentacioni i dorëzuar jo në kohë dhe jo i plotë nuk do të merret në konsideratë.
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME